Ndocaj i tërheq vëmendjen ministrit Bushati, emigrantët denoncojnë gjendjen e rëndë në Konsullatën në Milano

MILANO- Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka përcjellë sot në Fb shqetësimin e një emigranti në Itali, lidhur me situatën e krijuar në konsullatën e Përgjithshme në Milano. Sipas denoncimit të emigrantit, sekretarja e sportelit të pasaportave nuk i pret emigrantët për të kryer proceduarat. Për shqetësimet e ngritura, i kërkohet ministrit të Jashtëm të ndërhyjë për të normalizuar situatën.

“Sapo me erdhi ky denoncim nga emigrantet ne lidhje me gjendjen e rende ne Konsullatën e Përgjithshme ne Milano.
Një emigrante me ka dërguar mesazh duke denoncuar Sekretaren e Sportelit te Pasaportave, znj. Surrela Dishnica, e cila mungon dhe nuk i pret emigrantet për te kryer procedura.

Një fakt tjetër pet te dëshmuar gjendjen e mjerueshme te shërbimit diplomatik qe është bere prone familjare e te punësimeve familjare është fakti, se sipas denoncueses Sekretarja Dishnica është nusja e Konsullit Faik Dishnica.
Denoncuesja me thotë se Konsullja e Përgjithshme dhe çifti Dishnica e kane privatizuar Konsullatën duke e kthyer ne prone private.

Qindra emigrante janë larguar sot duke sharë e duke bërtitur pa mbaruar pune.

Disa here e kam ngritur zërin kundër Konsullatës se Përgjithshme e skandaleve te vazhdueshme.

Vetëm dy dite me pare z. Kryeministër hapi zyrtarisht procesin e te Drejtas se Votës se Emigranteve qe unë kam dy vjet qe loboj edhe tek institucionet ndërkombëtare si BE.

Ndërsa ne kemi institucione si Konsullata e Përgjithshme ne Milano qe me taksat tona nuk ofron shërbimet qe i ka te detyruar me ligje.

Ftoj Ministrin e Jashtëm te ndërhyjë menjëherë për këtë situate te turpshme”, thuhet në denoncimin e emigrantit të publikuar në faqen e deputetit Eduard Ndocaj në rrjetin social “Facebook”.