Ndocaj në Drejtorinë e Polcisë Lezhë: Model modernizimi e transformimi

12355730_529639127203397_107949954_o 12359757_529639053870071_1858900443_o 12363911_529639060536737_1478146903_o 12369414_529639067203403_619872827_o 12369539_529639147203395_35101138_o 12369943_529639050536738_1339244179_o 12369954_529639047203405_1911356873_oSot, deputeti Eduart Ndocaj i Qarkut Lezhë pati kënaqësi të bëj një vizitë tek Drejtoria e Policisë të Qarkut Lezhë.

  1. Ndocaj u prit nga Drejtori i Policisë z. Alban Cela dhe nga Shefi i Komisariatit z. Besjan Palamani.
  2. Ndocaj gjatë vizitës së tij u njoh me iniciativat, me punën dhe problematikat që has çdo ditë Policia.
  3. Ndocaj u njoftua për një projekt që me siguri është pilot në nivel kombëtar dhe që do të ndryshojë komplet imazhin e deritanishëm të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit z. Alban Çela me shumë pasion i prezantojë z. Ndocaj sallën multifunksionale që është drejt përfundimit.

Kjo lloj strukture është e para që po aplikohen në nivel kombëtar.

Salla multifunksionale do të shërbej për të mirëpritur qytetarët në një mjedis komod, ku do ju ofrohen të gjitha shërbimet që janë në kompetencë të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë me krenari tregoj me detaje realizimin e këtij projekti si dhe në të njëjtën kohë shpjegojë se në çfarë gjendje e kishte gjetur atë mjedis.

Drejtori na shpjegojë se ai mjedis ishte në një gjendje krejtësisht të rrënuar dhe madje, çfarë binde jashtë binte brenda. Mjedisi ishte krejt biruce ashtu siç kishte qenë që në kohën e Regjimit. Këto birucë aludonin për transparencë dhe krijonin hijen e rëndë të së kaluarës.

Po ashtu Drejtori i Policisë e shoqërojë z. Ndocaj edhe në mjediset e jashtë të Drejtorisë, ku me krenari dëshmonte se mjedisi ka qenë totalisht i errësuar, nuk kishte një llambë për ta ndriçuar.

Ndërsa sot, siç e shikoni në foto, me një kujdesie minimale dhe me pak shpenzime, ndrishimi është kudo i pranishëm.

Po ashtu Drejtori shpjegojë se është bërë vendi i ngritjes solemne të Flamurit për festa ose për të kujtuar të rënët si dhe do të vendosët një pllakat me mermer që do të jetë një dedikim për të rënët.

Ajo që është për tu vlerësuar është fakti, se Drejtori i Policisë përshkruan me detaje çdo gjë të realizuar ose në realizim e sipër në Drejtori e kjo na bën të kuptojmë se shumica e projekteve janë në vëzhgim e realizim të plotë të tij.

Drejtori i Policisë foli edhe për efektivat e rinj që po përshtaten shumë mirë në strukturat e Policisë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rendin e sigurinë e vendit.

Dobishmëria e sallës multifuknsionale

Realizimi i Sallës multifunksionale për pritjen e qytetarëve ka disa efekte të domosdoshme si më poshtë:

  • Ofron shërbime më të mira për qytetarët
  • Përmison imazhin e Policisë së Shtetit duke e shkëputur nga e kaluara si një vend që kush hyn aty do të zhdëpet në dru
  • Shmang radhët dhe pritjet e tepruara në shi dhe në diell
  • Rrit besueshmërinë institucionale të Policisë së Shtetit
  • Përmison cilësinë e shërbimeve
  • Rrit transparencën
  • Rrit bashkëpunimin e komunitetit me Policinë e Shtetit duke rritur rezultatet pozitive për sigurinë dhe rendin
  • Informon qytetarët në kohë rekord për iniciativat e Policisë së Shtetit
  •  Meritat
  • Nga vizita e z. Ndocaj, deputet i Qarkut Lezhë u konstatua se kjo Drejtori është një proces të rëndësishëm transformimi duke ofruar modele pilote edhe në nivel kombëtar. Meritë për këto ndryshime kanë të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në Lezhë, por sigurisht një meritë e madhe shkon për Drejtorin z. Alban Çela, i cili është jo vetëm promotori, por ideatori dhe njeri që ka vizione të qarta falë edhe një eksperience të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Idetë e tij janë me të vërtetë brilante meritojnë të kenë mbështetje edhe me gjerë.
  • Pozicioni i z. Ndocaj në lidhje me ketë vizitëDuhet të theksojmë faktin, se ndoshta është hera e parë që një deputetë bën një vizitë në një Drejtori Policie dhe interesohet drejtpërdrejt për ecurinë e kësaj strukture, për problematikat dhe për projektet e të ardhmes. Po ashtu në mënyrë simbolike z. Ndocaj vendosi të bëj një donacion të vogël që do të shkoj si logjistikë për sallën multifunskionale.
  • Z. Ndocaj, gjatë vizitës ofrojë bashkëpunimin e tij dhe desponibilitetin e tij për forcuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit, Komunitetit dhe Ligjvënësit.
  •  
  •  
  •