Njëzet e pesë traditat e çuditshme martesore

Home » Aktualitet » Njëzet e pesë traditat e çuditshme martesore

By edi on December 19, 2015. No Comments

 

martesa ne te bardha

 

Një gjë të gjitha shoqëritë e kanë të përbashkët dhe ajo është martesa , por jo në të gjitha vendet e botës tradita martesore është e njëllojt, përkundrazi mund të jetë e shpifur, e frikshme, konfuze ose një përzierje e këtyre të trijave së bashku. InfoGobi ju sjell disa nga faktet më të çuditshme të martesave nëpër botë.

  1. Nxirja e nuses

Imagjinoni gjënë më të pështirë në botë. E kuptuat? Tani imagjinoni miqtë tuaj teksa ta hedhin atë gjënë e pështirë mbi ty dhe pastaj të lidhin pas një peme. Kjo është tradita e “poshtërimit” që nuset në Skoci duhet të ndërmarrin në disa pjesë të vendit. Mesa duket, nëse mund ta durosh këtë mund të durosh gjithçka,  përfshirë këtu edhe martesën.

  1. Një këngë e kripur martese

Megjithëse martesat janë zakonisht të shoqëruara me lot, nuset dhe femrat e Tujiasë në Kinë e çojnë këtë çështje në një nivel më të lartë. Për një muaj rresht para martesës, nusja fillon që të qajë çdo ditë për një orë. Dhjetë ditë më vonë, vajtimeve i bashkangjitet edhe e ëma dhe pas dhjetë ditësh, gjyshja bën të njejtën gjë. Në fund të muajit të gjitha femrat e familjes qajnë së bashku me nusen. Pse? Epo, kjo supozohet të jetë një shprehje ‘gëzimi’, ndërkohë që vajzat qajnë në zëra të ndryshëm, disi si një këngë… një këngë e lagësht dhe e kripur.

  1. Caktimi i datës

Në Mongoli jetojnë  një grup njerëzish që quhen “Daur”. Në mënyrë që ta finalizojnë datën e caktuar të martesës, nusja dhe dhëndrri duhet të vrasin një zogthë të vogël pule duke e mbajtur thikën së bashku. Pasi ta presin, zogthit të vogël i nxirret jashtë mëlçia. Nëse kjo mëlçi duket e shëndetshme atëherë çifti mund të caktoj një datë martese. Nëse jo, atëherë ata e bëjnë të njejtin proces deri sa ta gjejnë mëlçinë që u konvenon.

  1. Martesa me pemën?

Në Indi femrat e lindura si “Mangliks” (një kombinim astronomik kur Marsi dhe Saturni gjenden poshtë shtëpisë së shtatë) mendohet të jenë të mallkuara.Shumë njerëz besojnë se këto femra mund tu shkaktojnë burrave vdekjen e parakohshme. Për ta larguar këtë mallkim, ato duhet që fillimisht të martohen me një… pemë. Pema më pas shkatërrohet dhe mallkimi zhduket. Pema e shkretë!!!

  1. Mbaje mbrenda

Për fiset e komunitetit Tidong në pjesën veriore të Borneos, çifteve të sapomartuar u kërkohet që të mbyllen në shtëpitë e tyre pa u lejuar që të urinojnë për tre ditë dhe netë të plota.

  1. Një balenë për një tregim

Në Fixhi, burrat jo vetëm që duhet të kërkojnë lejen e babait të vajzës dorën për martesë, por prej tyre poashtu pritet që të çojnë një dhëmbë balene si dhuratë. Le të mendojmë pak për këtë. Duke e përjashtuar mundësinë e tregut të zi, e vetmja mundësi për të marrë një dhëmbë balene është vetëm thellësitë e ujërave, ku  jetojnë balenat. Kjo po që është dashuri e vërtetë.

  1. Duhen dy

Në jug të Sudanit njerëzit e fisit Neur besojnë se një martesë nuk është e kompletuar deri në atë moment kur gruaja bën dy fëmijë. Nëse ajo dështon që ta bëj një gjë të tillë, atëherë dhëndrrit i lejohet që të divorcohet me të.

  1. Pështyma “Massai”

Në një dasmë “Massai” në Kenia nuk është diçka e çuditshme të shohësh nusen, babai i të cilës, e pështynë të bijën në kokë dhe në gjinjë para se ajo të largohet nga fshati me burrin e saj.

  1. Një parti puthjesh

Në Suedi, sa herë që nusja ose dhëndrri largohen nga tavolina për ta përdorur tualetin, të ftuarit puthen… shumë. Nëse dhëndrri e përdor tualetin, atëherë të gjithë meshkujt në festë do kenë mundësi ta puthin edhe nusen dhe anasjelltas.

  1. Ushtrime muskulare

Edhe sot e kësaj dite jemi mësuar me faktin që nusja të pregaditet shumë kur bëhet fjalë për martesën e saj, por kjo shkon në ekstremitet në Sparta. Në kulturën spartane, gruaja duhet të ushtrohet që të bëj muskujë dhe më pas të vishet si burrë teksa pret që të vidhet nga dhëndrri i ardhshëm.

  1. Një kohë mbeturinash

Në Francë, pasi që ceremonia martesore kompletohet, shokët e nuses dhe dhëndrrit i mbledhin të gjitha mbetjet, mbetjet e ëmbëlsirave, cokollatave etj.  dhe i hedhin në tualet ku pastaj i detyrojnë nusen dhe dhëndrrin që ta pijnë. Edhe pse këto ditë, ato “mbeturina” janë çokollatat, vetëm mendimi që je duke pirë nga tualeti të bën të vjellësh.

  1. Një kërcim për zanat

Në Irlandë kur nusja dhe dhëndrri bëjnë kërcimin e tyre martesor, është me rregull që këmbët e nuses të mos ngrihen asnjëherë nga toka. Nëse ndodh e kundërta, irlandezët besojnë se zanat e këqija do vijnë dhe do e marrin nusen prej tyre. Logjika? Zanave të këqija u pëlqejnë gjërat e bukura. Nusja është e bukur. Zanat mund t’i marrin nuset vetëm nëse ato nuk janë duke e prekur tokën. Ecë për toke!!!

  1. Djemtë prej kashte

Një tjetër traditë e çuditshme martesore në listën tonë, është edhe ajo e vendet të Irlandës të quajtura Leitrim dha Mayos. Në këto vende jetojnë 9 djemë të rinjë që kolektivisht quhen “djemtë prej kashte”. Në natën e fundit të martesës “djemtë prej kashte” shkojnë në shtëpinë e nuses dhe vallëzojnë me të. Nëse në shtëpi jetojnë më shumë vajza, ata vallëzojnë edhe me to gjithashtu.

  1. Shënjestro me kujdes

Në kulturën jugure (një minoritet kinezë) dhëndrri e qëllon nusen e tij me hark dhe shigjetë para dasmës… tri herë. Në rregull, shigjetat nuk e kanë majën e mbrehtë, por sërish është njëlloj sikur të goditesh me plumb. Pasi që e gjitha kjo përfundon, nusja i mbledh shigjetat dhe i thyen në gjysmë, Pason betimi  që do e duan njëri-tjetrin përgjithmonë.

  1. Njeriu qilim

Në ishujt Maruesas të Francës Polineziane pas organizimeve të martesës, të gjithë të ftuarit nga ana e nuses shtrihen në dhe, me kokë poshtë. Nusja dhe dhëndrri më pas ecin mbi ta sikur të ishin një qilim i madhë njerëzor.

  1. Hajdutët e këpucëve

Në disa pjesë të Indisë dhëndrrit i kërkohet që t’i heqë këpucët para se të mbërrijë në altarin martesor. Dhe këtu fillon loja. Të gjithë të ftuarit nga ana e nuses mundohen që ato këpucë t’i vjedhin, ndërkohë që të ftuarit nga ana e dhëndrrit mundohen t’i ruajnë. Nëse familja e nuses është fituesja e lojës, atëherë atyre u lejohet që t’i mbajnë këpucët deri sa të lahen borgjet.

  1. Thyerja e pjatave

Në disa vende është zakon që nuses dhe dhëndrrit tu blehen pjata të reja si dhuratë. Edhe në Gjermani ndodhë kështu… vetëm se këta i thejnë. Sipas tyre zhurma e madhe i largon shpirtrat e këqinjë.

  1. Martesa me kafshët

Edhe pse asnjë vend në botë nuk e pranon zyrtarisht martesën e njeriut me kafshën, kjo ngjarje praktikohet shumë në disa vende të Indisë. Këto martesa bëhen që t’i largojnë shpirtrat e këqinjë.

  1. Ndihmë nga mamaja

Në disa fshatra të Afrikës është e domosdoshme që një grua e moshuar të jetë pjesë e të sapomartuarve në dhomën e tyre të martesës, në mënyrë që t’i tregoj nuses “se si bëhet”. Edhe pse zakonisht “pjesëmarrësja” mund të jetë më e moshuara e fshatit, ka raste kur është edhe vetë nëna e nuses. Sa e sikletshme!!!

  1. Probleme serioze

Në Kongo, nëse do që të prishësh martesën e dikujt, thjesht punëso një komedian. Në mënyrë që martesa të merret seriozisht, nusja dhe dhëndrri nuk janë të lejuar të qeshin, madje as të buzëqeshin, gjatë gjithë asaj ceremonie.

  1. Vjedhja e nuses

E praktikuar në shumë vende në të gjithë Afrikën dhe Azinë, vjedhja e nuses mund të të çojë direkt tek përdhunimi ose martesa e detyruar, veçanërisht në vende si Ruanda.

  1. Zhurma

Në Francë, shokët dhe familja e nuses dhe dhëndrrit shkojnë para shtëpisë së sapomartuarve në natën e pare të martesës dhe bëjnë zhurmë duke goditur tenxheret dhe gotat njëra me tjetrën, në përgjithësi, duke qenë shumë të bezdisshëm. E gjitha kjo, jo vetëm që e komplikon të ashtuquajturën “të jemi romantik”, por prej nuses dhe dhëndrrit kërkohet që të dalin jashtë dhe të goditen me ushqim dhe pije.

  1. Rrahja

Kur një martesë në Korea është gjatë përfundimit, shokët e dhëndrrit ia largojnë këtij të fundit çorapet, ia lidhin një litar rreth gjurit dhe fillojnë që t’ia rrahin këmbën me peshk në mënyrë që ta pregadisin për natën e parë të martesës . Ndoshta po humbasim ndonjë gjë këtu?

  1. Në fermë për tu trashur

Bukuria është relative dhe asgjë nuk e shpjegon këtë më së miri se sa pjesa periferike e Manhatanit. Banorët e kësaj pjese perfierike, sidomos femrat, para se të martohen duhet të shkojnë në ferma që të trashen… dhe më pas thjesht martohen.

1.Të veshurit me të bardha

Edhe pse perëndimorët e shohin veshjen me të bardha shumë normale, në disa vende të tjera e gjitha kjo është shumë e çuditshme, ku pjesa më e madhe e nuseve vishen me fustana shumëngjyrëshe. Prandaj përse nuset perëndimore janë shumë të limituara në këtë kontekst? Thuhet se e gjitha kjo ka filluar që nga koha e Mbretëreshës Viktoria më 1840 kur në martesën e saj me Princin Albert ishte veshur e gjitha me të bardha. Në kohën e saj, fustani kishte kuptim konversator, sepse e bardha lidhej ngushtë me vajtimin.

Leave a Reply