Rama iu uron festat personave me aftësi të kufizuara: Sa më shumë energji pozitive për të kapërcyer pengesat

1451299655rama-kmKryeministri Edi Rama dhe ministri i MMSR, Blendi Klosi, kanë marrë pjesë në një takim për kujdesin social, në një qendër në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se kjo është një nismë e veçantë për më shumë përkujdesje sociale për këtë kategori. Sipas tij, lufta ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara është një nga objektivat e qeverisë.
“Objektivat e qeverisë, lufta ndaj diskriminimit kundrejt personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e jetës shoqërore apo private, dhe sidomos kur vjen fjala tek mësimi i merituar apo arsimimi i domosdoshëm i tyre, si dhe aksesi në shërbime”, është shprehur Rama.
Në zgjerimin dhe zhvillimin e këtyre qendrave, një ndihmë të veçantë kanë dhënë bizneset dhe partnerët e ndryshëm.
“Uroj që viti i ardhshëm tu’ sjellë më shumë gëzim dhe më shumë energji pozitive për të luftuar së bashku me ne për të kapërcyer pengesat”, ka uruar Rama prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.