Rama-Meta dy orë kokë më kokë te “Vila 30”, reforma në drejtësi gati në pranverën e 2016

rama-meta_0Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Pas takimi, i cili zgjati rreth dy orë, krerët e koalicionit qeverisës kanë deklaruar se reforma në drejtësi dhe ajo për procesin e dekriminalizimit do të fillojnë të zbatohen në pranverën e vitit që vjen.

Ndërkohë, Rama dhe Meta janë takuar në ambientet e “Vilës 30”, në kryeqytet, ku kanë folur për reformën në drejtësi. Ndërsa, të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dhe deputetët Gramoz Ruçi e Petrit Vasili.

Mbyllja e vitit 2015, Rama takon Metën tek “Vila 30”

Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2015, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, janë takuar sërish. Për këtë takim, dy krerët, përkatësisht të PS dhe LSI, kanë zgjedhur ambientet e “Vilës 30” në kryeqytet.

Në këtë takim është i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dhe deputetët Ruçi dhe Vasili. Nuk dihet se cila është tema e diskutimit gjatë këtij takimi, por nisur nga zhvillimet e fundit mendohet se po flitet për reformën në drejtësi.