Samsung sjell telefonin më të ri, Galaxy S7, ja sa do të kushtojë

219139Galaxy S7 është telefoni më i ri që do të prezantohet nga Samsung. Sipas një informacioni të zbuluar aksidentalisht nga një dyqan kinez, telefoni inteligjent i ardhshëm i Samsung do të kushtojë më lirë se Galaxy S6. Ky telefon inteligjent do të kushtojë rreth 463 dollarë. Duke pasur parasysh se Galaxy S6 është shitur për 725 dollarë në fillim, Galaxy S7 na duket shumë i lirë.
Pavarësisht çmimit më të ulët, Galaxy S7 do të ketë veçori më të mira se paraardhësi i tij. Një ndër këto veçori është skaneri për irisin e syrit.
Ndërkohë, i njëjti burim nga Kina konfirmon se Galaxy S7 do të prezantohet gjatë Kongresit Botëror të telefonave, që zhvillohet në muajin shkurt, dhe do të dalë treg në muajin mars.