TIRANE, DHUNOHET BARBARISHT ME MJETE TE FORTA NJE I RI

Home » Aktualitet » TIRANE, DHUNOHET BARBARISHT ME MJETE TE FORTA NJE I RI

By edi on December 22, 2015. No Comments

dy-vellezer-binjake-masakrojne-me-sende-te-forta-nje-29-vjecar
Tiranë, 15 dhjetor 2015, – Nje 28-vjeçar nga Lezha është plagosur mbrëmë
me sende të forta rreth orës 19.30 në afersi te Rruges “5 Maji” te kryeqytetit nga persona të paidentifikuar.
Policët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve pasi kanë kqyrur dhe administruar provat.
I dëmtuari Eduard Zefi është dërguar menjëherë nga shërbimet e policisë në
Spitalin Ushtarak për një trajtim më të specializuar, ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Sipas policisë autorët dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e 28-vjeçarit Zefi dhe
në hyrjen e nje pallati, në afersi te Rruges “5 Maji” persona te panjohur e kanë goditur me qyte pistolete dhe me mjete të forta në koke dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plage te renda.
Aktualisht strukturat e hetimit të krimit në Policinë e kryeqytetit, po punojnë
për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.

Leave a Reply