Tiranë/ Mesha e Krishtlindjeve për besimtarët ortodoksë, në gjuhën greke!

timthumb_38
“Krishtlindje te bekuara! Me Krishtin brenda nesh!” këto ishin fjalët e vetme shqip, të Kryepiskopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasit, gjatë meshës së Krishtlindjeve në Tiranë. Të gjitha fjalët e tjera në meshë ishin greqisht dhe është dashur t’u transmetohen besimtarëve përmes përkthyesit. Janullatos është në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë prej 24 vitesh. Anastasi është një njeri i kulturuar që flet anglisht, gjermanisht, frëngjisht, lexon latinisht, italisht, spanjisht dhe shqip, por meshën e mban gjithmonë në gjuhë të huaj, si për Krishtlindje, ashtu edhe për Pashkë.