Vuçiç: Fqinjët të heqin dorë nga raketat, ose do t’i sulmojmë

vucic-aleksanderrr_34Serbia ka vendosur që të jetë ushtarakisht neutrale, po ashtu do të jetë neutrale ndaj vendimeve të vendeve të tjera.
Ky qëndrim i Serbisë është bërë i ditur nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit ka theksuar se fqinjët e tyre duhet të heqin dorë nga raketat balistike, ose në të kundërt, Serbia do të duhet t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Mali i Zi ka marrë vendimin e vet. Ne kemi raporte shumë të mira me Rusinë dhe raporte shumë të mira me Malin e Zi. Ata kanë zgjedhur rrugën e tyre, ndërsa Serbia do ta zgjedh të sajën”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për mediat serbe.
Ai më tutje ka thënë se, me partnerët rus kanë biseduar lidhur me faktin që disa vende fqinje kanë porositur raketa balistike.
“Në atë moment ne kemi thënë, ne kemi tanke dhe kemi me çka të mbrohemi dhe të përgjigjemi, kemi autoblindë dhe artileri tjetër. Nuk brengosemi, por, nuk e di për cilën arsye do të merrte dikush në rajonin tonë raketa balistike.
Besoj se në të ardhmen do të bisedojmë lidhur me atë çështje. Ose ata do të heqin dorë ose edhe ne duhet të gjejmë një përgjigje edhe për këtë”, ka thënë Vuçiç.
Ndër të tjera, kryeministri serb ka nënvizuar se ata gjithmonë do t’i kryejnë shërbimet më të mira Rusisë,
” Serbia është një shtet i vogël për ta udhëzuar apo orientuar Rusinë në ndonjë çështje”, tha Vuçiç.