Zbardhet projekti, ja pamja që do të marrë Piramida kur të krijohet “Parku i Besimit”

Zbardhet projekti, ja pamja që do të marrë Piramida kur të krijohet "Parku i Besimit"

Postuar: 22/12/2015 – 18:37

Shtatë studio arkitekture të huaja dhe vendase prezantuan sot projektet e tyre për “Parkun e Besimit”, që do të krijohet në Tiranë me në qendër Piramidën. Qëllimi kryesor i këtij konkursi, sipas “Atelier Albania”, është përfitimi i projekt-ideve, që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime peisazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit.
Qendra e “Parkut të Besimit” në Tiranë do të jetë hapësira publike që mbështjell “Piramidën”, me vetë “Piramidën” si pikënisje dhe destinacion.
Ndaj në këtë kuptim, “Piramida” do të bëhet subjekt i propozimeve. Vendndodhjet e tjera janë të vendosura përgjatë segmentit që lidh sheshin “Skënderbej” me sheshin “Nënë Tereza”. Përveç kësaj, një komponent i rëndësishëm i këtij konkursi është edhe shtrimi i hapësirës së kalimit dhe dizenjimi urban i vetë bulevardit.
Projektet e studiove sipas radhës: Sa Architetti Barbara Agnoletto-Francesco Spano + Akua + Erald-g Urbs in Horto mund t’i shihni në këto foto: