Zbulohet planeti i banueshëm si Toka: Jeta aliene më pranë se kurrë

Home » Aktualitet » Zbulohet planeti i banueshëm si Toka: Jeta aliene më pranë se kurrë

By edi on December 18, 2015. No Comments

Zbulohet planeti i banueshëm si Toka: Jeta aliene më pranë se kurrë

Jeta aliene mund të jetë më afër nga sa kemi menduar më parë. Shkencëtarët kanë zbuluar planetin më të afërt të banueshëm nga Toka.

Një e treta e botës së re është e rrethuar nga një yll i kuq xhuxh i quajtur “Ujk 1061”, që është 14 vite dritë larg. U zbulua nga shkencëtarët e Universitetit të “South Wales” në Australi.

Të tre planetet kanë një potencial për të qenë solidë dhe shkëmbor, por problemi i vetëm është se nuk është nxehtë apo ftohtë mjaftueshëm për ujë të lëngshëm.

“Ky zbulim i rrallë është me të vërëtetë emocionues,” thotë Duncan Right, që udhëhoqi studimin e universitetit.

“Planetet e tjera që u zbuluan dhe që janë të banueshme nuk janë shumë afërt Tokës. Për shkak të afërsisë të këtij planeti, është një mundësi e mirë që të zbulojmë e të kërkojmë më shumë për të”.

NASA ka konfirmuar ekzistencën e më shumë se 1870 eksoplaneteve – botë jashtë sistemit tonë diellor.

Por zbulimi konsiderohet i rëndësishëm sepse është edhe i banueshëm por është edhe afër tokës.

Por a do mund të jetonin njerëzit atje? Udhëheqësi i studimit, Duncan Right, thotë se “kushtet e këtij planeti nuk janë edhe aq të kënaqshme. Graviteti është 1.8 herë më i rëndë se në Tokë”.

Leave a Reply