Ankesë nga qytetarët për Konsullatën e Milanos: Staf skandaloz, na trajtojnë në mënyrë çnjerëzorë

Home » Aktualitet » Ankesë nga qytetarët për Konsullatën e Milanos: Staf skandaloz, na trajtojnë në mënyrë çnjerëzorë

By edi on January 31, 2016. No Comments

20140916111033834620Kjo letër ka ardhur në drejtim të redaksisë tonë nga një qytetarë, i cili përshkuar një ditë shërbimi në Konsullatën e Milanos. Qytetari kishte aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti dhe ankohet për mos respektim radhe, mungesë etike, përbuzje. Qytetari me keqardhje thekson: më mirë na trajton shteti, ku kemi emigruar sesa shteti amë. Ai përshkruan zhgënjimin e tij me eksperiencën e Konsullatës në Milano, ai duket se ka humbur shpresën se gjërat mund të ndryshojnë, por ka zgjedhur të reagojë duke na shkruar, sepse ai kërkon që zëri i tij, të drejtat e tij të dëgjohen dhe të respektohen.

Letra e qytetarit:

Përshëndetje, pa dashur t’Ju marr shumë kohë, dua vetëm t’ju tregojë mbi  eksperiencën time në  Konsullatën Shqiptare në Milano. Konkretisht më është dashur të shkoj këtë javë për të tërhequr pasaportën dhe kartën e identitetit për të cilat kisha aplikuar që në qershor të vitit 2015.

Pa dashur të zgjatem shumë, pritja nga ana e personelit të zyrës së pasaportave ishte me të vërtet skandaloze dhe më lejoni të nënvizojë faktin, qe nuk ka të krahasuar me personelin e mëparshëm.

Nuk mendoj, se mund të quhet “krim” humbja e faturës së tërheqjes së pasaportës pasi njerëz jemi e mund të ndodh. Aq më tepër, kur diçka e tillë është marrë parasysh pasi unë firmosa një deklaratë të humbjes së kuponit dhe pa hyrë në detaje teknike ishte një procedurë jo e komplikuar.

Më është dashur të prisja 3 orë pasi sipas atyre kishte me të vërtet shumë punë, kur për çdo person që fusnin pa radhë mund të vonoheshin deri në 30 minuta pasi ishin miq të tyre.

Une,, mendoj që i  vetmi problem qëndron tek dëshira e atij personeli për të punuar, pasi e vetmja punë që kryenin me sukses ishin xhirot lartë e poshtë nëpër korridore duke i parë njerëzit nga koka tek këmbët sikur të ishim jashtëtokësore e jo qytetarët e të njëjtit Komb (sidomos ajo vajza e gjatë e pasaportave e cila pa dyshim kishte moshën e vajzës sime).

Kam rreth 20 vjet që jetoj në Itali dhe më vjen shumë keq, por duhet të nënvizojë që na trajtojnë më mirë njerëzit e Shteti, ku kemi emigruar, sesa punonjësit e shtetit tonë. Në Konsullatë detyrohesh të ngresh  zërin, sepse është e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe  “respektin” e tyre…pra duhet të dalësh nga karakteri për t’ju përshtatur atij mjedisi.

Gjithashtu nuk dua as të mohoj se ka njerëz nga publiku shqiptar që nuk e njohin edukatën dhe respektin pasi sot dëgjoja edhe njerëz që i flisnin njërit nga konsujve me një gjuhë skandaloze… por dua të përgëzoj edhe konsullin e ri në moshë,  i cili dëgjonte e përgjigjej me edukatë.

Nuk kujtoj dot emrin e tij, por kujtoj emrin e konsullit Dishnica që bërtiste si “bari” delesh (kërkoj falje për fjalorin e shprehur) e nuk merrej fare me publikun.

Mendoj se ky e-mail nuk do të ndryshoje asgjë në atë mjedis aq të fëlliqur por ndjehem e zhgënjyer se si persona të tillë punojnë në të tilla institucione dhe dua të them edhe unë fjalën time… pra në vend që të na nderojnë këta njerëz, na bëjnë të ulim kokën.

Episodet në të cilat isha  sot  e pranishme në Konsullate janë të shumta (futja e njerëzve pa radhë, injoranca dhe paaftësia e operatorëve të pasaportave, prenotimi jashtë derës së Konsullatës, i cili bëhen nga një zotëri i shkurtër e shëndoshë që prezantohet si shoferi i Konsullatës, njerëz të cilët ankoheshin pasi nuk lidheshin dot në telefon me Konsullatën etj) por nuk kam për të harruar kurrë mënyrën e vështrimit me ndjenjë superioriteti ndaj një personi të thjeshtë, ndoshta pa ndonjë titull të lartë arsimor, por që ka më shumë edukatë se gati i gjithë stafi skandaloz që kishte pushtuar atë Konsullatë…

Nëse ju duhet numri im i telefonit më shkruani se jam i gatshëm t’ju përgjigjem.

Me respekt,    Niku Sh.

 

Leave a Reply