CityPark model suksesi i konceptuar gabim

Home » Aktualitet » CityPark model suksesi i konceptuar gabim

By edi on January 4, 2016. No Comments

942542_941899525891337_6950677825262119444_nCityPark është qendër tregtare shumë moderne, shumë luksoze, por që nuk pasqyron realitetin ekonomik të shqiptarëve.

Këtë qendër tregtare do e kishin zili dhe vendet më të zhvilluara të Europës. Është e vërtetë, ne shqiptaret jemi ballkanas e investojmë shumë tek pamja, imazhi, tangërlliku e të gjitha këto kanë qellim karshillikun….

Po shikoja çmimet brenda tek CityPark dhe gjeja më e lirë ishte sa një e treta e një rroge bazë të atij shqiptari që ka fatin të ketë një punë.

Prandaj, theksoj se kjo qendër është jashtë realitetit shqiptar. Ndoshta sipërmarrësit kanë qëllim të thyejnë tabutë e ta orientojne konsumatorin drejt një konsumizmi masiv, por këto janë mundësitë e shqiptarëve e s’mund të pritet më shumë.

Pozicioni i CityPark është më i favorizuari në Rajon, pak klm larg Portit të Durrësit, po ashtu pak klm larg aeroportit të Rinasit, jo shumë larg Tiranës dhe afër autostradës, ku nis Rruga e Kombit drejt zemrës së Europës, rruga e Shkodrës që të çon drejt bregut Perëndimor të Adriatikut.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që ofron mundësi të jashtëzakonshme për eksportime, për zonë tranzit të mallrave.

Shqipëria duhet të lehtësojë maksimalisht sistemin e taksimit, ta ulë atë si dhe duhet të zvogëloi procedurat portuale.

Shqipëria ka mundësi të kthehet një Zvicër e vërtetë, një Montekarlo. Vetëm duke bërë këto hapa qendra tregtare si CityPark mund të bëhen qendra Rajonale të argëtimit, blerjes dhe shkëmbimeve. Ne shqiptarët dimë të ndërtojmë, por nuk dimë të bëjmë plan biznesi afatgjatë.

Pa një rritje kombëtare të ekonomisë e mirëqenies këto lloj qendrash janë të destinuara të falimentojnë.

Nga Alban Daci

Leave a Reply