Deputeti Ndocaj replikë të ashpër me Ministrin e Bujqësisë në lidhje më përmbytjet në Lezhë

Home » Aktualitet » Deputeti Ndocaj replikë të ashpër me Ministrin e Bujqësisë në lidhje më përmbytjet në Lezhë

By edi on January 26, 2016. No Comments

1607023_1522010281426522_5173925143996207596_nSot, Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisin, ku z. Ndocaj është anëtar bëri një replike të fortë me Ministrin e Bujqësisë në lidhje me seancën dëgjimore për marrëveshjen me Berzh. Reagimi i z. Ndocaj ishte: Lezha është përmbytur tre vitet e fundit njëlloj si më parë e ndoshta edhe më keq. Ne 2013 premtuam 160 milion dollarë që Lezha të mos përmbytej më. Në këto kushte të përmbytjeve, fermerët i mbjellin arat tre herë në vit e nuk nxjerrin as kostot. Asnjë dëmshpërblim nuk është bërë. Po ashtu kërkoj shpjegime për fondet se ku përfundojnë rrugës duke mos shkuar asnjëherë në destinacion. E përgëzoj marrëveshjen me Berzh, por marrëveshja nuk do të ketë asnjë rol në Lezhë për shkak të përmbytjeve te vazhdueshme. Ne tre vitet e fundit bujqësia në Lezhë në nivelet zero.

Leave a Reply