“Drejtësia”, politika arrin konsensusin, shumica tërheq draftin e ekspertëve, pozitë-opozitë pritet të rihapin diskutimet

Home » Aktualitet » “Drejtësia”, politika arrin konsensusin, shumica tërheq draftin e ekspertëve, pozitë-opozitë pritet të rihapin diskutimet

By edi on January 8, 2016. No Comments

diskutime_drejtesia

Pas takimeve të shumta të realizuara pas bojkotit të opozitës për reformën në drejtësi, duket se është arritur konsensus mes palëve politike në vend.

Mësohet se shumica ka tërhequr draftin e ekspertëve, që propozonte emërimet në gjyqësor me 84 vota.

Në këtë mënyrë, pritet që tryeza për reformën në drejtësi të mblidhet duke u bazuar vetëm në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Tërheqja e draftit nga mazhoranca pritet të rikthejë në tryezën e diskutimeve ekspertët e PD, të cilët bojkotuan diskutimet, duke kundërshtuar draftet paralele.

Ekspertët e djathtë kërkuan zbatimin 100% të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Leave a Reply