Dushaj fshihej në Kamëz, policia e kërkonte pyjeve të Dukagjinit

Dalin në dritë të tjera detaje për dorëzimin në polici të Esat Dushaj. Ai është autori i dyshuar i vrasjes së vëllezërve Skënder dhe Abdulla Shkami në fshatin Drisht të Shkodrës. Prej 3 ditësh dyshohet se ai fshihej në zonën e Kamzës te të afërm të tij ndërsa policia e kërkonte në zonat e thella të Dukagjinit. Mesohet se ai i është dorëzuar një patrulle pranë sheshit “Shqiponja”. Sipas një informacioni paraprak ai është dorëzuar në Policinë e Tiranës pas negociatave të vazhdueshme me policinë për të garantuar sigurinë e jetës.