Edi Rama mbledh koordinatorët, ultimatum për kryetarët e degëve: Të zgjidhen në janar

Home » Aktualitet » Edi Rama mbledh koordinatorët, ultimatum për kryetarët e degëve: Të zgjidhen në janar

By edi on January 8, 2016. No Comments

rama-me-grusht_0Mbledhja e sotme e koordinatorëve të PS me kryetarin Edi Rama ka konkretizuar disa afate të reja për zhvillimin e punëve në parti. Ndryshe nga ç’ishte parashikuar nga Asambleja, që procesi zgjedhor në bazë të përmbyllej në dhjetor, dhe në janar të mblidhej kongresi, vonesat kanë shtyrë afatet.

Kështu, procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave do të përmbyllet brenda muajit janar, teksa është lënë të punohet për përgatitjen e kushteve që brenda këtij muaji të mund të zgjidhen kryetarët e partisë për 61 degët e PS, që përbëjnë 61 bashkitë e vendit.

Në ato bashki ku procesi i zgjedhjeve në organizata ka mbaruar, nuk mund të zhvillohen ende zgjedhjet për kryetar, pasi procesi do të zhvillohet në një ditë të vetme për të gjitha bashkitë e vendit.

Këto degë të partisë që kanë ecur me afatet, gjatë muajit janar do të punojnë me zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e PS, mbledhja e të cilit është e pamundur në janar, dhe afati më i mundshëm është marsi. Përcaktimi i numrit të delegatëve do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në asamble në korrik të vitit të shkuar, sipas parimit 1 delegat= 100 anëtarë partie dhe do të respektohet kuota gjinore 50% gra, nismë kjo e paraqitur nga kryeministri Rama.

Leave a Reply