Fenomeni Ndocaj i kalon kufijtë

Home » Aktualitet » Fenomeni Ndocaj i kalon kufijtë

By edi on January 24, 2016. No Comments

12508949_1521346111492939_6481152446029110996_nNga Alban Daci

Eduart Ndocaj, tashmë pa diskutim është një ndër personazhet më popullor të Shqipërisë e kjo nuk lidhet vetëm me të qenin politikan, apo deputet, por me vetë qenien e tij. Pra, Eduarti, siç e kam thënë edhe herë e tjera është një model krejt ndryshe në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Në këto vite tranzicioni i bëri shqiptarët të imitonin të huajën deri në asimilim, të përbuznin të tyren me përçmim, të preferonin të vështirën, të mohonin të thjeshtën, të mos dëshironin njerëzoren dhe të përfaqësonin burokracinë.

Këto tipare të përbashkëta dhe jo vetëm bënë që politikanët të krijonin një rreth vicioz, që profesor Shenasi Rama e ka quajtur “Rrethi i Ferrit”, duke mohuar botën e qytetarit që jetojnë jashtë kufijve të dinastisë e pushtetit të tyre.

Ndocaj, është origjinal në veshje, në atë që thotë, në atë që bën, në atë që premton, në atë që realizo. Origjinaliteti i tij është mirëpritur nga qytetarët, të cilët në 20 vite tranzicion kishin filluar të besonin se jetonin në një botë paralele jo reale.

Sigurisht nuk është vetëm stili i tij origjinal apo kapela që e bëjnë popullor z. Ndocaj, por është vetë jeta e tij e nisur nga person i thjeshtë i varfër në një person të realizuar. Ndocaj ka teorinë e ti: Nëse Zoti më ka dhënë mundësi të kem më shumë se më duhet, atëherë unë duhet ta ndaj këtë mirë me ata që nuk e kanë pasur fatin tim. Pra, në thelb humanizmi i z. Ndocaj është më i madh se sa vetë dimensioni i tij si person publik.

Ndocaj, me kthimin e tij në Shqipëri dhe me marrjen e mandatit të deputeti u mor lehtë nga gazetaria shqiptare, që tentojë ta trajtojë si një fenomen të rrallë, por pa substancë. Pra, disa gazetarë u munduan të merren me kapelën dhe me disa detaje të vogla, që nuk thoshin asgjë konkrete për personalitetit e Ndocaj. Megjithatë, në komunikim politik kishte shumë rëndësi që u morën e për këtë duhet të falënderohen, se paditur e pa dashje kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ndryshuar modelin klasik politik, por edhe për t’i dhënë mundësinë një personi si Eduarti për të qenë pranë qytetarëve të thjeshtë e nën nevojë.

Ndocaj, në rrugëtimin e tij si deputet, po dëshmon që jo vetëm është i dobishëm në misionin e tij për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, por ndoshta është i vetmi dhe më i suksesshmi. Kjo e ka bërë që popullariteti i z. Ndocaj nga “tym”, sipas gazetarëve të kalojë në substancë e një shpresë serioze për qytetarët e thjeshtë.

Jehona e z. Ndocaj nuk mund të krahasohet me asnjë jehonë që mund të kenë dhënë deputetët shqiptar në 20 vjet legjislaturë të tranzicionit shqiptar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një deputetë, e thjeshtë një deputet të ketë dashamirësi e popullaritet që kalon jo vetëm Qarkun e Përfaqësimit, por edhe të kufijtë e Shqipërisë.

Kjo vihet re kudo ku jemi me z. Ndocaj edhe jashtë Shqipërisë. Në udhëtimin tonë që morëm para ca ditësh në Ballkanin Perëndimore njerëzit na ndaluan rrugës në Mal të Zi e na ftuan për kafe. Shprehën respekt e admirim për z. Ndocaj. Madje, duke kaluar Malin e Zi, në një kryqëzim nga dritarja na thirri një person që ishte me BMW. U ndaluam për ta takuar, ai nuk fliste shqip, ishte sllavë i Malit të Zi, duke komunikuar në Italisht me të na tha se: e njihte z. Ndocaj dhe ishte kënaqësi e madhe për të të pinte një kafe me ne.

Dje e sot patëm një vizitë pune në Prishtinë dhe jo vetëm. Zgjodhëm të ecnim në këmbë nëpër Prishtinë, qindra persona na përshëndetnin dhe kërkonin të bënin foto me z. Ndocaj duk u shprehur se: ju jeni deputeti më i mirë i gjithë kohërave.

Sapo erdhëm në Morinë, një punonjës i doganës së Shqipërisë sapo pa z. Ndocaj i tha: Nuk ju kam takuar asnjëherë, ju kam ndjekur në televizion dhe e di gjithë historinë e jetën tuaj. Kam një respekt të jashtëzakonshëm e do të kisha kënaqësi të pinim kafe së bashku.

Ne pranuam dhe u ulëm në një kafe aty afër doganës. Ky doganieri kishte qenë ndër figurat kryesore të PS në Kukës. Admirimi i tij për z. Ndocaj ishte i madh e sipas tij për faktin se: çdo gjë që z. Ndocaj e kishte arritur në jetë e kishte arritur me djersë. Po ashtu i pëlqenin qëndrimet e z. Ndocaj në Parlament si të drejtpërdrejta dhe në interes të qytetarëve të thjeshtë.

Ndocaj tashmë është një model e një fenomen politik që ka kaluar përtej kufijve të Shqipërisë. Kjo është një mirënjohje për qytetarët e shumtë që besojnë tek z. Ndocaj dhe tek aktiviteti i tij prej politikani dhe deputeti.

Leave a Reply