Ja pse nuk e duan reformën në Drejtësi

Home » Aktualitet » Ja pse nuk e duan reformën në Drejtësi

By edi on January 8, 2016. No Comments

12510488_943640895717200_34413368440166975_nNga Alban Daci

Reforma ne Drejtesi qe bie ne ndesh me stilin e juristeve shqiptare. Prandaj, nuk e duan.

Reforma ne Drejtesi duhet te jete argumenti kryesor i dites. Megjithate, ajo qe kam vene re eshte se shume pak flasin specialistet, profesoren e drejtesise apo avokatet.
Si ka mundesi nje reforme kaq e rendesishme qe prek drejteperdrejte interesat e kesaj klase dhe keta heshtin duke mos dhene asnje lloj opinioni alternative.
Pse ndodh kjo? Per mungese aftesie! Jo! Kjo ndodh per faktin, se sistemi i drejtesise eshte i korruptuar ne gjeneze duke krijuar nje sistem qe te gjithe jane te korruptuar, te gjithe kane perfituar dhe reforma behet per ta ndryshuar kete sistem.
I vetmi qe flet pa pushim per kete reforme eshte Ambasadori Amerikan, qe nuk eshte i korruptuar, nuk rrezikon burgun dhe nuk i cenohen interesa profesionale nga nje sistem i mbyllur i korruptuar dhe oligarkik.
Cfare kupton reforma ne drejtesi? Kjo reforme ka dy faza te rendesishme:
Se pari, eshte faza pergatitore e reformes, e cila nenkupton krijimim e komisionit ad hoc per hartimin e drafteve si dhe konsultimet e gjera parlamentare per rezultatin final te draftit.
Une, jam i mendimit se specialistet duhet te jene shqiptare. Po ku do i gjejme ne nje sistem te korruptuar ne gjeneze? Besueshmeria e specialisteve shqiptare eshte e vogel. Per kete arsye nuk mjafton puna e tyre. Pjese e rendesishme e reformes se drejtesise ne fazen e hartimit jane edhe rakomandimet e Venecias si dhe te SHBA-ve.
Se dyti, momente i rendesishem i reformes eshte implementimi i saj qe ndahet ne dy momente te rendesishme:
1. Pastrimin e sistemit nga te inkriminuarit, korruptuarit dhe te aftit. Kjo faze parashikon qe godet e ndeshkon 90 perqind te realitetit qe ka sistemi i drejtesise me juriste, avokate, specialiste, pedagog, prokuror dhe gjykates.
2. Forcimi i sistemit e shendoshja e tij qe fillon me shendoshjen e literatues ne universitete, rritja e meritokracise si vleresim e perzgjedhje, forcimi i procedurave per Magjistraturen, forcimin e pavaresise se gjygjesorit.

Leave a Reply