Kandidimi i Eduart Ndocaj për PS?!

Home » Aktualitet » Kandidimi i Eduart Ndocaj për PS?!

By edi on January 29, 2016. No Comments

12510488_943640895717200_34413368440166975_n

Nga Alban Daci

Sot, u tronditën mediat për mundësinë e mundshme të z. Ndocaj për të konkurruar për Kryetar të PS.

Ky lajm edhe pse nuk ka dalë nga z. Ndocaj, ai përmes një reagimi zyrtar në faqen e tij të facebook, nuk e mohojë apo e konfirmoi një gjë të tillë, por ai theksonte disa të vërteta të mëdha që kanë të bëjnë me parimet e demokracisë që PS i ka të nënvizuara në Statut, për mundësin e kandidimeve që nuk duhet të merren me fobi. Po ashtu, ai ka nënvizuar faktin se në këtë periudhë për shkak të mandatit të deputetit, ai është frymëzuar për të pasur obligime më shumë se ato të një deputeti, pasi problemet e tyre dhe hallet e tyre nuk zgjidhen pa u ndryshuar mendësia dhe modeli i të bërit politik.

Sot, publikisht mund të themi se kemi tre emra të mundshëm për kryetar Partie, këta janë:

  • Edi Rama, kryetar aktual dhe Kryeministër i Shqipërisë, i cili ka tre vjet që e drejton partinë pa mandat duke mos dhënë asnjë shpjegim apo interpretim statusor.
  • Ben Blushi, një figurë e rëndësishme e PS, ish anëtarë i Lëvizjes të Mendimit Ndryshe. Blushi është bërë një zë kritik, por duke ruajtur atë pektën e aristokratit intelektual, që nuk preferon takime e kontakte me qytetarët e thjeshtë, por që përmes kompjuterit dhe penës në mjedise zyre kritikon Ramën e kohët e fundit është shprehur qartë për të konkurruar për Kryetar.
  • Eduart Ndocaj, një figurë krejt e re në politikën shqiptar, plotë energjik, i vendosur për gjërat që kërkon, nuk respekton rregullat e lojës, por kërkon të ndryshojë lojën. Eduart Ndocaj, me modelin e tij origjinal, ka një popullaritet të jashtëzakonshëm, i cili nuk lidhet me ideologji politike, por është gjithëpërfshirës.

Ka një dallim të madh mes Ramës, Blushit dhe Ndocaj. Dy të parët, kërkojnë të konkurrojnë e do të kërkojnë, sepse këto vijnë brenda sistemit e po vijnë për nga nevojat e tyre për të pasur pushtet. Pra, kandidimi i tyre nuk është i natyrshëm, por sepse kërkohet nga grupet e presionit brenda PS që duan të ruajnë ose të prishin ekuilibrat.

Ndërsa, kandidimi i Eduart Ndocaj, është krejt ndryshe, ai po vjen nga kërkesa e socialistëve të thjeshtë e qytetarëve, që shikojnë tek ai një person ndryshe nga këta, human, sensibël dhe të guximshëm.

Edhe pse, lajmi për një mundësi të garimit të Eduart Ndocaj për Kryetar të PS nuk ishte i dalë nga z. Ndocaj, reagimi i njerëzve në social network ka qenë shumë pozitivë. Pra, në një reagim paraprak, apo në atë që mund të quhet një testim paraprak, z. Ndocaj e ka kaluar me shumë suksese e me pritshmëri të larta.

Tani le t’i analizojmë pak kandidatët e përfolur deri më sot:

  1. Edi Rama, u kthye nga Parisi, ku për vite me radhë nuk kishte bërë asgjë të madhe apo konkrete në Francë. Nuk kishte pasur as suksese të mëdha apo të dukshme në profesionin e tij. Pra, ai u kthye nga Franca, si një emigrantë i dështuar, erdhi pa dhënë asnjë kontribut dhe u bë Ministër Kulture, pastaj Kryetar bashkie, humbi një palë zgjedhje në 2009 dhe më në fund u Kryeministër. Kjo është biografia e suksesit e z. Rama si lider apo si burrë shteti.
  2. Z. Blushi, një njeri që është marrë vazhdimisht me letra, person që më shumë ka këshilluar se sa ka vepruar. U bo pjesë e Lëvizjes të Mendimit Ndryshe bashkë me Malaj, por në momentet decisive e braktisi këtë lëvizje duke heshtur për ca kohë tek PS dhe duk mos kritikuar më. Pra, Blushi, nuk të jep cilësi për lider, por një person që kritikon të tjerët, nuk analizon vetën dhe nuk ka asnjë ide të qartë politike për të ardhmen politike të PS. Deri, diku është pjesë e sistemit në këto 20 vite për tranzicion përderisa asnjëherë nuk ka tentuar seriozisht për ta ndryshuar. Nuk ka më shumë se një vit, që mund të themi se Blushi ka bërë një opozitë të fortë, por kjo lloj opozite është vetëm “opozitë intelektuale” që nuk prodhon ndryshime serioze e konkrete politike.
  3. Kam përshtypjen, se Shqipëria si dhe vetë PS, kanë më shumë nevojë për forcën e Blushit, si një opozitar intelektual, sesa si një Blush kryetar të një Parti politike. Blushi nuk njihet si një njeri me karizëm, që filmohet me turma apo i rrethuar me njerëz. Pra, nuk është një model për frymëzim të masave. Do të ishte një humbje për Shqipërinë, që Blushi të mos ishte më një intelektual aktiv dhe opozitar dhe të digjet për një postë partiak që nuk bën pjesë në ADN e tij.
  4. Z. Ndocaj, Ka kontribuar në 2013 për PS më shumë se çdo kush, se sa të tjerët që kanë 20 vjet që e përdorin PS dhe anëtarët e PS për interesa të ngushta, duke pretenduar vetëm për të marrë e duke mos dhënë asgjë. Z. Ndocaj, u kthye nga Shqipëria, në Parlamentin shqiptar, si një ri i shumë realizuar në Itali dhe Milano. Në dy më pak, se tre muaj deputet ka bërë aq punë e ka marrë aq angazhime të cilat në disa raste kalojnë edhe angazhimet e Qeverisë. Modeli i tij origjinal dhe konkret , me nota të larta guximi, me batuta të gatshme e popullore, ka krijuar një mjedis shumë popullor tek qytetarët e thjeshtë edhe tek PS. Po ashtu, me mos tjetërsimin e mandatit të PS, ai ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm tek anëtarët e PS, që në Kongresin e PS, janë një anëtarë dhe një votë.
  1. Ndocaj sic thamë, në reagimin e tij ka theksuar se: “Qytetarët në këto tre muaj e kanë frymëzuar z. Ndocaj për të marr përgjegjësi e iniciativa me të rëndësishme, se sa ajo e mandatit te Deputetit. Mandati i deputetit në një lojë politike të mbyllur është i pamjaftueshëm për të kontribuar në proceset e rinovimit të mendësisë politike e modelit politik shqiptar.”

Pra, realiteti që z. Ndocaj ka prekur dhe ka parë në këto me pas se tre muaj mandati prej deputeti, ka marrë mbështetje, përkrahje dhe inkurajime nga qytetarët dhe socialistë e thjeshtë për të vazhduar pa mëdyshje në rrugëtimin e tij të gjatë politik.

Ndocaj, ka mundësi jo vetëm të ofrojë jo vetëm një model e një mendësi ndryshe, por të hartojë një platformë serioze për të ndryshuar e rinovuar PS, pas 25 vitesh eksperimente që i duheshin kohës e duhet t’i përshtateshin kohës.

PS, ka nevojë për një reformim të thellë që kanë të bëjnë me modelin e të ardhmes, jo vetëm në politikë, por edhe në fushën sociale. Pra, platforma e z. Ndocaj, nëse vendos të garojë për Kryetarin e PS, duhet të jetë një platformë që rinovon jo vetëm modelin politik, por edhe modelin social të Shqipërisë. Një politikë e rinovuar është e domosdoshme për rinovimin e një shoqërie, e cila është në dileme me zgjedhjet e kohës dhe nuk po arrin të fshijë kujtimet e të kaluarës.

Ndocaj, nuk ka asnjë arsye inferioriteti apo paaftësie për të marr drejtimin e PS, forcën me të madhe politike në vend. Z. Ndocaj, vjen nga një botë suksesi. Rama nuk vinte nga ajo botë dhe po ashtu as nuk ka shënuar ndonjë sukses të madh. Gjithashtu, Blushi nuk ka ndonjë sukses si statist, por është një penë e mirë, por nuk ka asnjë faktor për tu konsideruar një lider më i sukseshëm se Ndocaj.

Në ditët në vazhdim do të shikojmë nëse z. Ndocaj ka vendosur të bëhet pjesë e garës për Kryetar të PS. Nëse z. Ndocaj vendos të garojë, duke ndjekur biografinë e jetës së tij është e sigurt se do të jetë një vendim shumë serioz i tij dhe do të ketë rezultate konkrete e ndoshta edhe surpriza ashtu sic i pati në Rama kundër Nanos.

 

Leave a Reply