Kur burrat e mëdhenj qajnë, atëherë lotët janë më burrnor se sa heshtja

Home » Aktualitet » Kur burrat e mëdhenj qajnë, atëherë lotët janë më burrnor se sa heshtja

By edi on January 5, 2016. No Comments

Alban Daci

Presidentin Obama e kam ndjekur me shumë vëmendje dhe e kam studiuar më shume kujdes që kur ai po bënte fushatën e parë për tu zgjedhur President i SHBA.

Lexoja çdo lajm për të, artikull për të, libër për të si dhe vetë librin e tij Obama na jepte shpresën për një rilindje te SHBA, për një model soft, human dhe për më shumë paqe e siguri në Botë.

Sigurisht, kurrë nuk e kam imituar Obamen në sjelljen time politike edhe pse ai mund të ishte një model që me krenari mund të imitohej.

Nuk kam bërë si disa politikanë të rinj shqiptare që karrierën e tyre e kanë ndërtuar mbi imitimin e Obames.

Obama dilte paradite me këmishë të bardhë dhe me mëngë të përthyera, pasdite dilte një politikan shqiptar në Tiranë me të njëjtin model e stil si të Obames.

Pritshmëritë e Obames ishin më të mëdha, por sigurisht ai nuk i realizoi të gjitha ato. Megjithatë, Obama realizoi diçka më të madhe, për të cilën kishte nevojë Obama, SHBA dhe Bota, qetësinë, për t’i marre gjerat më me qetësi e duke vendosur në qendër të vëmendjes paqen dhe sigurinë e përbashkët.

SHBA kishin njohur një zhvillim të madh ekonomik dhe agresiv deri në bërjen e Obames President, por gjerat po ndryshonin në Botë për shkak të ngjarjeve që po diktonin ekuilibra të rinj.

Obama arriti të ringreje rritjen ekonomike të SHBA jo përmes agresivitetit, por përmes një politike softe që nuk ulte prestigjin e SHBA në Botë, por krijonte një imazh të ri, atë të një superfuqie që kërkon të jetoi në harmoni me të tjerët.

Një ndër pikat më të forta të Obames që ka fushata e parë e deri në mbarimin e këtij mandati ka qenë fakti, se ai ka tentuar të bëj reforma të forta sociale duke marr për herë të parë në mbrojtje edhe interesat e të varfërve.

Pra, me stilin e tij prej një Presidenti me ngjyrë, prej një personi që ka qenë i varfër, që ka shërbyer në shërbimet sociale, të një familjari perfekt ai krijoi modelin e një presidenti njerëzorë.

Sot, Obama ndoshta për herë të parë qau publikisht, kur foli për armët dhe për vrasjet e fëmijëve të pafajshëm.

Lotët e tij të dala sot në këtë dalje publike vërtetuan përfundimisht humanizmin e tij dhe të qenit një familjar i mirë, model për të cilin kishte dhe ka nevoje më shumë se kurrë shoqëria amerikane.

Lotët e Obames, sot, janë lot burrnor që dalin nga njeriu më i fuqishëm në botë dhe ato janë më të forta e rëndësishme se sa një heshtje e modelit të mashkullit të fortë.

 

Nga Alban DACI

 

Leave a Reply