LSI-ja kërkon ndryshimin e 6 ministrave?

Home » Aktualitet » LSI-ja kërkon ndryshimin e 6 ministrave?

By edi on January 4, 2016. No Comments

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama po projekton një kabinet të ri qeveritar me nisjen e sesionit të ri parlamentar në fund të janarit. Kështu shkruan gazeta “Koha Jonë”, duke iu referuar burimeve të saj në Kryeministri. Sipas shkrimit në fjalë Rama pritet të largojë ministrat e akuzuar për korrupsion. Të largurit do të jenë katër nga radhët e PS-së dhe dy nga radhët e LSI-së.

“Sesioni i ri parlamentar duket se do të gjeje me një kabinet të ri ministrash, çka i heq armët opozitës e cila është pergatitur për protesta të dhunshme kundër qeverisë së “korruptuar” të Ramës, sikurse akuzon selia blu. Nga PS ikin katër ministra thonë burimet, kurse LSI largon dy ministra”, shkruan gazeta.

Shkrimi i “Koha Jonë” është qarkulluar edhe në portale të tjera online, por nuk dihet me siguri nëse janë “burime të besueshme nga Kryeministria” apo informacione të servirura nga LSI-ja, e cila kërkon të mbajë Ramën nën presion.

Lajmet për ndryshime në kabinetin qeveritar kanë qenë të shumta këto kohë, por ndryshimi i vetëm ishte ai në Ministrinë e Drejtësisë.

Në momentin kur u duk sikur kërkesa e Ilir Metës për “impulse të reja” u fashit, ndodhi dorëheqja e Nasip Naços dhe emërimi në vend të tij i Ylli Manjanit./LAPSI.AL/

Leave a Reply