Mblidhet Këshilli i PKDSH-së, Dhimitër Muslia zgjidhet kryetar në vend të Mark Frrokut

Home » Aktualitet » Mblidhet Këshilli i PKDSH-së, Dhimitër Muslia zgjidhet kryetar në vend të Mark Frrokut

By edi on January 4, 2016. No Comments

Mblidhet Këshilli i PKDSH-së, Dhimitër Muslia zgjidhet kryetar në vend të Mark Frrokut

Këshilli Kombëtar i PKDSH-së në mbledhjen e organizuar në Tiranë, pasi analizoi punën e bërë gjatë vitit 2015, miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish-deputetit dhe kryetarit të mëparshëm, Mark Frroku.

Pas këtij vendimi, këshilli kombëtar vendosi që në bazë të statutit të partisë të mandatojë në këtë post avokat z.Dhimitër Muslia, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në zhvillimin e Kongresit të radhës.
Në mbledhje ishte e pranishme edhe deputetja e re e kësaj partie znj.Mirela Ferracaku, e cila u mandatua të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të PKDSH.
Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Kombëtar, pas dorëheqjes së Mark Frrokut, me mandatimin e kryetarit të ri të PKDSH, diskutimi u fokusua në zhvillimet politike në vend si dhe zgjedhjet e reja ne parti.

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/mblidhet-k%C3%ABshilli-i-pkdsh-s%C3%AB-dhimit%C3%ABr-muslia-zgjidhet-kryetar-n%C3%AB-vend-t%C3%AB-mark-frrokut#sthash.agy6JQE4.dpuf

Leave a Reply