Moti i keq: Ushtria në terren, evakuime me “Cougar” në Ndroq

Home » Aktualitet » Moti i keq: Ushtria në terren, evakuime me “Cougar” në Ndroq

By edi on January 6, 2016. No Comments

ushtria-cougar-helikopter-evakuimMinistria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal, po ndjekin situatën e krijuar, si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre.

Në orëm 12:30 të ditës së sotme, forcat ushtarake, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC-së dhe autoriteteve lokale, janë angazhuar për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe riparimin e argjinaturave dhe zhbllokimin e kanaleve në fshatin Pllanë, Lezhë, në njësinë administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç dhe në njesinë administrative Paskuqan, zona Babrru, qarku i Tiranës.

Gjithesej janë angazhuar rreth 120 forca, gomone, 11 mjete transporti dhe 1 eskavator.

Në orën 13:40, 25 forca ushtarake, 2 mjete transporti 2 dhe 1 eskevator, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC-së dhe autoriteteve lokale në Dibër, u angazhuan për ndërtimin e infrastructures në argjinaturën e lumit Drin pranë fshatit Gjoricë, Peshkopi.

Në orën 13:45, 10 forca ushtarake, 2 “Iveko” (kamion) transporti dhe 2 motorpompa, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC-së dhe autoriteteve lokale në Lundër, qarku Tiranë, u angazhuan për largimin e ujit nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore.

Në orën 14:25, 4 forca ushtarake dhe 1 “Iveko” (kamion) transporti, u angazhuan për largimin e ujit nga ambjentet e Poliklinikës Qëndrore në Tiranë.

Në orën 14:40, 20 forca ushtarake, 2 “Iveko” (kamion) transporti dhe 2 gomone, u angazhuan për evakuim banorësh në fshatin Ndroq të Tiranës.

Në orën 15.20, 1 helikopter “COUGAR”, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të EC-së dhe autoriteteve lokale në qarkun e Tiranës, u angazhua për evakuim banoresh në fshatin Ndroq.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Operacionale janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat ushtarake, që po veprojnë në terren në ndihmë të komunitetit.

permbytjet ushtria

shtria permbytje

ushtria permbytje eskavator

ushtria permbytje

Leave a Reply