Ndocaj, denoncon skandalin e KMCAP ne Lezhe

Home » Aktualitet » Ndocaj, denoncon skandalin e KMCAP ne Lezhe

By edi on January 6, 2016. No Comments

invalidetDeputeti Eduart Ndocaj në një status në rrjetin social Facebook deklaron se ka denoncuar tek ministri i Blendi Klosi  skandalin që bëhej me disa persona me aftësi të kufizuara në qytetin e Lezhës.

Shkrimi i plotë i Eduart Ndocajt
Së pari, dua të falenderoj Ministrin, z. Blendi Klosi që i denoncova një situatë  turpi, që ka të bëj me Drejtorinë Rajonale të Mirëqenies Sociale në Lezhë, e cila u ka hequr të drejtën e KMCAP të personave që kanë 20 vite që janë invalidë dhe kanë probleme seriozë me shëndetin.
Pasi e telefonova Ministrin u tregua menjëherë i gatshëm dhe na lidhi me Drejtoreshën e Përgjithshme të Mirëqenies Sociale që do të shqyrtojë rastet e do ju rikthehet menjëherë e drejta e KMCAP.  Kjo gjë turpi ndodh me komisionet mjekësore që nuk bëjnë asnjë praktike shëndetësore dhe të Drejtorisë Rajonale të Mirëqenies Sociale në Lezhë që përpilojnë dosjet dhe dokumentet.  Vetëm sot jemi kontaktuar nga dy persona, njeri ishte 28 vjeç dhe ka 20 vjet që merr KMCAP dhe tashmë ka thuajse një vit që nuk e merr me duke ju ndryshuar diagnoza edhe pse ai ka të njëjtat probleme shëndetësore duke e cilësuar pa grup.
Po ashtu kemi denoncimin e një familje që ka një djalë 20 vjeç në Manati me probleme serioze shëndetësore e mendore, i cili ka nevojë për roje të kujdesjes shëndetësore dhe ka 20 vjet që nuk del nga pragu i shtëpisë.  Këto njerëz të paaftë e këto drejtor nëpër rrethe po prishin imazhin e Qeverisë dhe të institucioneve shëndetësore.
Nuk mund t’i tolerojmë më të dëmtojnë e të cënojnë invalidët, familjet që kanë probleme të tilla si dhe të shkatërrojnë reformat dhe përpjekjet që bën Qeveria për një reformë të thellë në sistemin e Kontributeve shoqërore e të mirëqenies sociale.
Ne mendojmë se në Lezhë ka shumë raste që ju është hequr padrejtësitë e drejta KMCAP.  Ju lutem na kontaktoni sepse të gjitha rastet do i prezantojmë tek Drejtoria e Përgjithshme e Mirëqenies Sociale.

Leave a Reply