Ndocaj vizite ne Konsullate: radhe pafund, njerez qe rrine me dite pa mbaruar pune, nuk ka sherbim tualeti. Konsullja e Pergjithshme nuk ishte ne Zyre.

Home » Aktualitet » Ndocaj vizite ne Konsullate: radhe pafund, njerez qe rrine me dite pa mbaruar pune, nuk ka sherbim tualeti. Konsullja e Pergjithshme nuk ishte ne Zyre.

By edi on January 12, 2016. No Comments

71406_1518169225143961_4238905512440489874_n 1915223_1518169155143968_4004575743321455324_n 12400431_1518169118477305_6834376339331928397_n 12439019_1518169081810642_5771888888396991773_n 12439521_1518169095143974_1278691722868791192_n 12507254_1518169015143982_3452800306471009780_n 12509054_1518169038477313_446783977325012271_nSot, Eduart Ndocaj ashtu sic kishte premtuar beri nje vizite tek Konsullata e Pergjithshme.
Situata ne kete institucione te larte te rendesishem te sherbimit diplomatik shqiptar ishte skandaloze.
Njerez qe vazhdonte radha qe nga shkallet jashte pallatit e deri tek sportelet e sherbimit.
Qytetaret qe kishin dite pa mbaruar pune per nje certifikate, nje pasaporte apo per perkthim patente.
Ajo qe ishte me skandaloze ishte, se nje nga qytetaret u ankua se: kam dy ore qe levize brenda e nuk gjeje tualet, eshte skandaloze qe brenda ne institucione nuk ka sherbim tualeti.
Konsullja e Pergjithshme nuk ishte fare e pranishme ne institucione dhe nuk e dime as arsye perse nuk ishte.
Ndersa kemi te reja ne lidhje me qokat e makines se Konsullates.
Tashme eshte publike qe Konsullja e Pergjithshme ju pergjigje negativisht kerkeses se deputetit Ndocaj per t’i afruar makine per te shkuar me vizituar vogelushin e semure Kristi Mazen.
Makina ka qene ne sherbim edhe te bashkeshortit te nje Ministre si dhe te vellait te nje Ministri..
Po ashtu ka sinjalizime qe makina e Konsullates eshte kontrolluar dy here, se ka pasur sinjalizime per lende narkotike.
Madje, djali i shoferit e ka kthyer makinen ne makine personale duke bere udhetime edhe jashte Italise.
Ka edhe probleme edhe mjaft te tjera te renda te dokumentuara qe nese nuk ndryshon situata aktuale do te vihen ne sherbim te institucioneve perkatese dhe te opinionit publik.
Per shkak te denoncimeve te bera publike per situaten e Konsullates, kemi pasur edhe persona qe kane tentuar te na bejne kercenime ne emer te Konsulles.
Sic duket Konsullata eshte kthyer ne nje bande te rrezikshme kriminale te mireorganizuar qe luhen interesa te medha?!
Shpresojme e urojme te mos jete e vertete!
Po ashtu na kane ardhur nje seri dokumentesh fizike qe denoncojne afera qe vene ne dyshim reputacionin dhe ligjshmerine e institucionit.
Ministri Bushati eshte treguar i disponueshem per denoncimin e situates ne Konsullate.
E vleresojme per kete dhe jemi te bindur se Ministri i Jashtem nuk ka lidhje me problemet e situates ne Konsullate, por e ftojme te mos e toleroje me duke mbrojtur Kushtetuten dhe interesat e shqiptareve te parashikuara edhe nga Kushtetuta.
Ps. Ne hyrje te Konsullates, ne korridorin mes portes te Konsullates se Kosoves dbe asaj te Shqiperise, sic shihet ne foto, flamuri shqiptar mungon e eshte vetem ai i Shtetit te Kosoves.

Leave a Reply