Prishja e Metes me Ramen nuk eshte shprese per Bashen!

Home » Aktualitet » Prishja e Metes me Ramen nuk eshte shprese per Bashen!

By Redaksia on January 13, 2016. No Comments

12494949_947167502031206_4881555112669178348_nNje heshtje e madhe ka rene ne koalicion. Mediat flasin per nje krisje mes Metes dhe Rames.
Ndersa Berisha flet per nje renie te Qeverise e Basha heshte duke mos dhene asnje selame.
Reforma ne Drejtesi eshte nje reforme gjitheperfshirese dhe kjo nuk ndikon ne marredheniet mes Rames e Metes.
Pra, nuk eshte Reforma ne Drejtesi arsye per nje ndarje te mundshme.
Sigurisht, kur nje reforme behet dhe eshte rrenjesore kunder nje sistemi qe ka 20 qe funksionon ne stilin e tij, sjelle edhe fshese e ndeshkime.
Marredheniet mes Metes e Rames as nuk kane qene te rregulluara e as mund te konsiderohen te prishura, sepse ato kane funksionuar e do te funksinoje per aq kohe sa mes tyre ka interesa te perbashketa politike.
Rikthimi i skandalit te CEZ, nuk eshte per fajin e Rames. Madje, mbyllja e saj ishte e turpshme dhe cinike.
Realishte, ceshtja CEZ nuk eshte mbyllur asnjehere, por kishte nje pauze e kjo per shkak te ndikimit te Politikes mbi median dhe gjyqesorin.
Me reformen e re ne drejtesi kjo nuk mund te ndodh me.
Pra, Reforma ne Drejtesi e ceshtja CEZ jane procese qe do te ndodhin e do te konkludohet qofte me Ramen Kryeminister ose edhe pa Ramen.
Keto dy ceshtja shume thelbesore per Shtetin e se Drejtes jane kritere te rendesishme per avancimin e Integrimit Europian si dhe per Shtetin e se Drejtes.
Per shkak te ketyre dy ceshtjeve te rendesishme te gjithe ata qe kane probleme me drejtesine nuk do te shpetojne dot me, sepse politika nuk do te kete me ndikim tek drejtesia ose do te kete ndikim vetem Partia me e madhe e maxhorances.
Megjithate, nese koalicioni Meta-Rama bie, nuk perben asnje lloj entuziazmi per Bashen apo per PD.
Pse?Nese kjo Qeveri bie per faktin, se Meta rezulton me probleme per drejtesine, atehere Basha nuk mund ta marr Meten per te formuar nje shumice te re.
Renia e Metes trondit gjithe sistemin ekzistues duke nxjerre nga skena politike mjaft figura aktuale.
Pra, renia e Metes do te jete e ngjashme me “Tangentopolin” duke marre edhe te tjere me vete.
Kjo per faktin, se Meta ka qeverisur edhe me Berishen. Kjo do te thote se do te perballen me drejtesine edhe ministra te Berishes.
Kam petshtypjen se miratimi i Reformes ne Drejtesi shenon renien e kesaj Republike e fillimin e nje Republike te re. Kete e them duke pasur parasysh se thuajse 1/3 e Kushtetutes do te pesoje ndryshime e keto ndryshime sjellin ne jete institucione krejt te reja ose me nje kornize te re funksionimi.
Renia e Metes hap opsione te reja ne Politiken shqiptare qe mund te shoqerohen me hyrje ne politike te figurave te reja.
Megjithate, nese Meta bie per ceshtjen CEZ dhe per shkak te pasojave te Reformes ne Drejtesi, Rama del me i forte politikisht dhe me nje popullaritet me te madh.
Pra, Renia e Metes nuk eshte nje shprese per PD, por nuk mund te konsiderohet as si deshperim nga PS.

Alban Daci

Leave a Reply