Prishtinë, opozita i rikthhet protestave. Nesër pritet edhe angazhim i KFOR-it

Home » Aktualitet » Prishtinë, opozita i rikthhet protestave. Nesër pritet edhe angazhim i KFOR-it

By edi on January 8, 2016. No Comments

edhe-kfor-i-pritet-t-euml-angazhohet-n-euml-protest-euml-n-e-nes-euml-rme_hdNë protestën e nesërme të opozitës në Kosovë, për t’u përkujdesur për sigurinë e qytetarëve do të angazhohet edhe KFOR-i. Automjete të KFOR-it janë parë sot gjatë gjithë ditës në oborrin e Qeverisë, raporton Indeksonline.

Burime brenda policisë, ndonëse nuk saktësojnë se nesër mund të ndërhyjë edhe KFOR-i nëse përshkallëzohet situata, konfirmojnë se janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me inteligjencën e KFOR-it për protestën e nesërme të opozitës.

Mësohet se ka dyshime të bazuara që nesër do të sulmohet me fishekzjarre të rënda ndërtesa e Qeverisë, e cila mund të marrë edhe flakë, prandaj policia ka rekomanduar që të ketë edhe ekipe të zjarrfikësve brenda ndërtesës.

Në anën tjetër, opozita ka intensifikuar mobilizimin e saj që nesër të sjellë sa më shumë njerëz në Prishtinë, sepse vlerësojnë se kjo protestë do të jetë vendimtare për ta.

Leave a Reply