Pse Panorama censuron lajmin për Konsullatën?!

Home » Aktualitet » Pse Panorama censuron lajmin për Konsullatën?!

By edi on January 12, 2016. No Comments

12565554_1518260025134881_7654159437096280101_nNe, disa herë e kemi vlerësuar “Gazeten Panorama” si një ndër gazetat më serioze e më të madhen në vend.
Madje, disa herë i kemi bërë edhe publicitet.
Megjithatë, kjo nuk na pengon të themi të vërtetën. Përkundrazi, na motivon më shumë për të vërtetën, si një ndër parimet kryesore të gazetarisë dhe të moralit politik.
Kemi një precedentë e kërkojmë nga Redaksia e Panoramës të na jap shpjegime. Gjithmonë nëse e shikojnë të arsyeshme e të mundshme.
Ky precedentë lidhet me të njëjtin lajm, të njëjtin fenomen dhe për të njëjtin institucione.
Pikërisht bëhet fjalë për lajmin për problemet dhe mosfunksionimin e Konsullatës në Milano të denoncuar nga z. Ndocaj para Vitit te Ri,  që Panorama e publikoi në versionin online vetëm për pak orë dhe pastaj e bllokoi duke mos e lënë më online.
Vetëm pas ndërhyrjes që Ndocaj beri tek pronari z. Irfan Hysenbelliu lajmi u kthye përsëri online.
Morëm veshtë se kishte pasur ndërhyrje nga lart për tu hequr ai lajm.
E njëjta gjë po ndodh edhe sot me vizitën blic që bëri sot z. Ndocaj në Konsullatë duke bërë edhe një reagim në faqen e tij të facebook.
Reagimi i z. Ndocaj u publikua nga Panorama Online me këtë link dhe qëndroi i hapur për disa orë.
Tani është i bllokuar. Sigurisht ngaqë duhet të ketë pasur ndërhyrje nga “lart”.
Ketë herë nuk po e marrim në telefon të nderuarin z. Irfan Hysenbelliu, i cili është sipërmarrës i nderuar dhe nuk merret me lajmet që vihen e hiqen online për një gazete që ka një redaksi.
Nëse është e mundur, Redaksia e Panorames të na tregoi arsyen e bllokimit të lajmit të publikuar po nga ata.

Alban Daci

Leave a Reply