“Shengen” në rrezik, “blindohen” vendet nordike, kontrolle të ashpra në kufi për parandalimin e emigrantëve

Home » Aktualitet » “Shengen” në rrezik, “blindohen” vendet nordike, kontrolle të ashpra në kufi për parandalimin e emigrantëve

By edi on January 4, 2016. No Comments

 "Shengen" në rrezik, "blindohen" vendet nordike, kontrolle të ashpra në kufi për parandalimin e emigrantëve

 

Lëvizja e lirë në zonën Shengen është në rrezik. Shqetësimet vijnë nga Gjermania dhe vendet nordike, të cilat japin alarmin se shtetet e Bashkimit Evropian mund të rikthejnë kontrollet në kufi. Shtetet si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia kanë deklaruar se do të rivendosin kontrolle në kufi për të parandaluar fluksin e emigrantëve.
Të parat që kanë lajmëruar për kontrolle në kufi kanë qenë Norvegjia e Suedia. Në këto dy vende muajt e fundit ka pasur një fluks të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë pa vizë dhe që më pas kanë kërkuar azil politik. Pjesë e kontrolleve në kufijtë e vendeve nordike do të jenë edhe shtetasit shqiptarë.
Sipas zëdhënësi të ministrit të Jashtëm gjerman, Martin Schaefe, liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Evropian në vitet e fundit, por gjendet në rrezik.
Sipas zëdhënësit të kancelares gjermane, Steffen Seibert, gjatë 2015 më shumë se 1 milion emigrant kanë ardhur në Evropë.

 

Leave a Reply