“Shpërthen” Braçe: Plasa duke ulëritur, faji është i këtyre e jo natyrës!

Home » Aktualitet » “Shpërthen” Braçe: Plasa duke ulëritur, faji është i këtyre e jo natyrës!

By edi on January 6, 2016. No Comments

8478_1516570765303807_4779914191951902109_nErion Braçe ka postuar në Instagram dy video, ku shprehet i indinjuar për situatën e përmbytjeve.

Ai ka bërë fajtor ata që gërryejnë lumenjtë në mënyrë të vazhdueshme.

Ja se çfarë ka shkruar ai, teksa sot situata paraqitet mjaft e rënduar në tërë vendin.

“Ora 14:30; Shkumbini është çmendur, buzë më buzë që tani!

Ky i vetmi rrezik! Po monitorojmë argjinaturën dhe përforcojmë!

Banorët e Çermave na Sipër në Sulzotaj të na mirëkuptojnë:

Ndalohet qarkullimi mbi e mespërmes argjinaturës!! Largohuni nga tokat nga bregu i lumit deri në argjinaturë!! Lajmëroni njëri-tjetrin!!”, shkruan Braçe.

Ai nuk është ndalur me këtë paralajmërim, pasi ka bërë një tjetër postim.

“Urdhëroni;

JA VRASËSIT E LUMENJVE; KONKRETISHT VRASËSIT E SHKUMBINIT NË ÇERMË TË SIPËRME!! Janë këta që gërryejnë lumenjtë.

Janë nga ana e Kavajë-Rrogozhinës dhe shihni ç’kanë bërë!

Unë s’di ç’të bëj më;

Plaasa duke ulëritur për këta dhe kurrkush nuk i ndal!

Nuk ka asnjë faj natyra joooo! Është faji i këtyre!”, përfundon ai.

Leave a Reply