Shqipëria e parë nga jashtë: mbeturina e fundit e Perandorisë Osmane

Home » Aktualitet » Shqipëria e parë nga jashtë: mbeturina e fundit e Perandorisë Osmane

By edi on January 10, 2016. No Comments

1239697_945146572233299_8729562108230521353_nKur, kthehesh në Shqipëri, shpejt të kap stilin i përgjithshëm dhe shumë fenomene jo normale për Botën fillojnë e të duken krejt normale e pjesë e jetës.

Ditët që  kalon në Shqipëri të duken thuajse të gjitha njëlloj edhe pse angazhimet mund të jenë të shumta e të ndryshme.

Njerëzit duken sikur të gjithë mendojnë njëlloj dhe kanë të njëjtat pikëpamje për fenomenet.

Megjithatë, mjafton të kalosh kufirin e menjëherë të duket sikur zgjohesh nga një ëndërr e keqe. Sigurisht, kjo ëndërr  nuk është  e keqe, për shkak të vendit, natyrës, por për shkak të një sistemi të gabuar që prej vitesh funksionon në  mënyre të gabuar dhe të papranueshme.

Mjafton te udhëtosh në pjesën më të madhe të Ballkanit dhe fatkeqësisht kupton, se Shqipëria ka mbetur mbeturina e fundit e Perandorisë Osmane. Me keqardhje kupton, se Shqipëria ka mbetur ai vend feudal me despotizëm osman. Pra, ndonjëherë të duket sikur koha nuk ka ecur, ose edhe me keq, sikur ajo ka ecur mbrapsht.

Albanologët që e kanë përshkruar në  fundin e 800 Ballkan, si një vend me shume tradita, shume baltë, me banesa të rrënuara, me koncepte të vjetra ligjore dhe me mungesë të theksuar të elitave intelektuale, shtetërore dhe politikane. Njëlloj duke Shqipëria sot, pas 100 vitesh nga vizitat e fundit qe ata bënë duke udhëtuar nëpër Ballkan.

Mjafton të besh një udhëtim që nis me Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinë e Slloveninë e shpejt kupton, që vendi i pandryshuar i eksperimenteve të dështuara ka mbetur vetëm Shqipëria.

Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që edhe pse ka mundësi më të mira për prodhim të energjisë elektrike, sot fiken dritat për qejfin e tyre, sa herë u teket drejtuesve te KESH.

Nuk gjen dot, as në fshatin më të largët në malet e thella të Malit te Zi apo të Bosnjës shtëpi pa drita. Pra, mjafton të shikojmë vetëm këtë detaje e do të kuptojmë, se civilizimi ynë ka mbetur në vend numëro. Ashtu siç e kishte lënë Edit Durham.

Një defekt tjetër që vihet në pah është, se Shqipëria nuk ka një zhvillim urban dhe me mirë të themi, se nuk ka një koncept të jetuarit urban.

Shtëpitë tona dhe fshatrat apo qytetet tona nuk kane asnjë kuptim dhe nuk të ofrojnë kënaqësinë e të jetuarit me standarde. Sapo hyn në Malin e Zi, ndryshon koncepti për ndërtimet dhe koncepti urban. Çdo shtëpi apo edhe kasolle ka kuptimin e saj dhe është ne harmoni të plotë me mjedisin dhe imazhin e përgjithshëm të konceptit urban.

Po ashtu, ne shqiptarët,  jemi ne kontradikte të madhe me natyrën. Duket sikur ne kemi kompleks te jetuarin në paqe me natyrën.  Jemi të vetmit në Ballkan që kemi shkatërruar pyjet dhe mjedisin. Nuk kemi lënë as shkurre në këmbë.

Pastaj të mos flasim për turizmin dhe konceptin që ne kemi për të. Unë, kam dyshim, se nuk kemi asnjë koncept për turizmin. Janë për tu pasur zili Budva, Bosnja dhe Dubrovniku. Çdo shtëpi apo ndërtesë ka kuptimin e plotë dhe zbukuron panoramën, nuk dëmton mjedisin, nuk ndalon pamjen dhe vizionin dhe nuk e betonizon atë.

Pyetja lind:  Pse Shqipëria sot në 2015 është 100 vite mbrapa edhe me vendet e tjera të Ballkanit si dhe pse Shqipëria mund të konsiderohet sot pa frikë mbeturina e fundit e Perandorisë Osmane?

Klasa politike shqiptare nuk ka qenë dhe nuk është në lartësinë e duhur. Duke qenël, se Shqipëria ka probleme serioze me krijimin dhe formimin e shtresave të ndryshme sociale, nuk mund te mos kishte probleme edhe me formimin e një klase të mirë politike.

Është për të ardhur keq që ne shqiptaret jemi në këto kushte dhe vazhdojmë ta pranojmë këtë realitet sikur asgjë s’ka ndryshuar në më shume se një shekull.

 

Nga Alban Daci

Leave a Reply