Taulant Balla paralajmëron politikën me Ambasadorin Lu

Home » Aktualitet » Taulant Balla paralajmëron politikën me Ambasadorin Lu

By edi on January 27, 2016. No Comments

12510488_943640895717200_34413368440166975_nTaulant Balla nuk është studiuar seriozisht për aktivitetin e tij si deputet dhe politikanë. Këto dy muaj kanë qenë të mjaftueshme ta studiuar nga afër e personalisht fenomenin Balla, përtej paragjykimeve politike apo përbaltosjes së politikës.

Së, pari është një fat për PS, që të ketë të pranishëm një si Taulant Balla, përtej faktit, se është zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Aktiviteti i z. Balla në Parlament është disa dimensional.

  • Balla është një ndër oratorët më të fortë dhe debatuesit më të fortë në Parlament dhe një zë shumë i fuqishëm i PS. Oratoria e Ballës është për tu pasur zili dhe ndërhyrjet e tij në Parlament në shumicën e rasteve, kalojnë dimensionet e një zv. Kryetar të Grupit parlamentar
  • Balla është një njohësh shumë i mirë i politikës shqiptare dhe jetës parlamentare. Në asnjë seancë apo votim roli i Ballës është i studiuar mirë nga ai dhe asnjëherë nuk ekziston efekti surprizë.
  • Balla është një lobues i fortë brena koalicioni dhe një mbrojtës i fortë i interesave të PS, të forcës përfaqësuese të PS.
  • Balla është nuhatësi më i mirë i sinjaleve të ekuilibrave politike brenda PS, apo edhe të ekuilibrave apo të ndryshimeve të ekuilibrave të përgjithshme të PS.

Një faktor i rëndësishëm sot në politikën shqiptare është padyshim ambasadori Lu. Roli i tij është rëndësishëm për disa arsye:

  • Së pari, qëndrimet e tij lidhet me interesat e drejtpërdrejta të SHBA-ve në Shqipëri. Pra, qëndrimet e LU nuk janë personale apo për shkak të detyrës, por të një dimensioni shumë më të gjerë gjeostrategjik në nivel Rajonal dhe më gjerë
  • Qëndrimet e Lu për reformën në Drejtësi, dekriminalizimin në politikë ka thyer tabutë tradicionale në politikën shqiptare.

Lu, kohët e fundit nuk është identifikuar me asnjë politikan apo lider e kjo ndoshta për të mos krijuar polemika për njëanshmëri në prag të realizimit të reformës në drejtësi. Megjithatë, këtë parim të rëndësishëm, Lu duket se ka pranuar ta thyej pikërisht me zv. Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS.

Sot, ambasadori Lu, ka bërë një vizitë në xhaminë e Librazhdit dhe në krah të vetmin zyrtarë që kishte ishte z. Balla. Mos ndoshta ky është një sinjal i qartë për të parë se ku qëndron drejtësia dhe dëshira për të pasur një reformë të denjë në drejtësi.

Vizita e Lu me Ballën jep disa mesazhe mjaft të rëndësishme:

  1. Së pari, konfirmon rolin e rëndësishëm që ka z. Balla si zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS për të realizuar reformën në drejtësi. Pra, Lu na dëshmon se forca kryesore që mund të bëj reformën është PS dhe një garanci e rëndësishme për këtë është z. Balla.
  2. Së dyti, konfirmon faktin se PS nuk është kundër reformën në drejtësi dhe nuk ka si të jetë kundra.
  3. Po ashtu Lu, me vizitën e tij në xhami na dëshmon se besimi mysliman shqiptar nuk ka lidhje me terrorizmin dhe po ashtu që duhet të bëhet kujdes që të mos ketë një qasje të tillë.
  4. Pra, vizita e Lu me Ballën në xhaminë e Librazhdit është një sinjal i qartë për politikën dhe për atë pjesë të politikës që kërkojnë të marrin pushtet duke luajtur me procesin e reformës së drejtësisëNga Alban Daci

Leave a Reply