Turqia vret 32 militantë kurdë

Home » Aktualitet » Turqia vret 32 militantë kurdë

By edi on January 10, 2016. No Comments

A63D0F82-F0D2-4D11-9028-C70832D7A09B_cx0_cy11_cw0_w308_h173Forcat turke të sigurisë, gjatë fundjavës, i kanë vrarë 32 militantë të dyshuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Mbi dhjetë militantë nga grupi i ndaluar u vranë në provincën lindore Van derisa ushtria turke tha se njëzet militantë të tjerë janë vrarë më 9 janar në juglindje të vendit, në afërsi të kufirit me Irakun.

Zyrtarët nga Turqia kanë njoftuar se një ushtar dhe një polic turk janë qëlluar për vdekje gjatë të dielës në Dijarbakir, qyteti më i madh në juglindje të Turqisë.

Ushtria thotë se 448 anëtarë të PPK-së janë vrarë që nga fillimi i ofenzivës në mes të muajit dhjetor.

PPK lufton për autonimi dhe të drejta më të mëdha për kurdët etnikë në Turqi.

Leave a Reply