Intervistë ekskluzive e Eduard Ndocaj/ Do ringjall Partinë Socialiste. Ju tregoj gabimet e Ramës. Mesazhet për Metën, Bashën dhe Blushin

Home » Aktualitet » Intervistë ekskluzive e Eduard Ndocaj/ Do ringjall Partinë Socialiste. Ju tregoj gabimet e Ramës. Mesazhet për Metën, Bashën dhe Blushin

By edi on February 2, 2016. No Comments

Intervistë ekskluzive e Eduard Ndocaj/ Do ringjall Partinë Socialiste. Ju tregoj gabimet e Ramës. Mesazhet për Metën, Bashën dhe Blushin

Deputeti socialist Eduard Ndocaj një nga kandidatët e vetëshpallur në garën për kryetarin e Partisë Socialiste, flet ekskluzivisht për citynews.al  ai pranoi pyetjet pa asnjë cenzurë dhe u tregua i gatshëm për këtë intervistë. Ai flet për ringjalljen e Partisë Socialiste që në fakt është edhe qëllimi pse hyri në garë, këtë ai shpreson ta bëjë pas fitores në kongres. Ndocaj ka një mesazh për Bashën, Metën por nuk kursën as Koco Kokëdhimën duke e quajtur gënjeshtar. Ai e bashkon Ben Blushin me Edi Ramën dhe thekson se qeveria qeveria është e sëmurë, por nuk shpall më të korruptuarin dhe më të sukseshmin.


Intervistoi: Elvi FUNDO/citynews

Disa nga qendrimet me te forta te Eduard Ndocaj:

a. Rama ka marr peng përfaqësimin e një milion shqiptarëve

b. Çdo kongres është kongres zgjedhor dhe nuk ka asnjë lloj kongresi konfirNdocaj eduardmues, përveçse në modelet e partive komuniste të stilit stalinist

c. Kongresi do të jetë i nxehtë

ç. Nuk arri ta kuptoj konceptin dhe dëshirën e tij për të mos bërë zgjedhje

d. Rama po na gjen një teori anglosaksone

e. Rama nuk është fitues, sepse PS në zgjedhjet e fundit nuk fitoj, ka marr numrin më të vogël të deputetëve që nga koha e Nanos

f. Kemi një kabinet të sëmurë

g. Nuk shikoj ndonjë cilësi lideri tek Blushi

h. Ilir Meta e ka dominuar keq dhe negativisht politikën

i. Gënjeshtrat e Kokëdhimës

j. Platformë për Ringjalljen e PS-së

Çfarë ju shtyu të kandidoni?

Siç e kam thënë në reagimet e mia, kandidimi im u hodh si “shashkë” në media, nga disa që mendua se mund të më përdornin dhe të më bënin pjesë të një loje turpi për një çështje të rëndësishme, siç është gara për kreun e PS, partisë më të madhe në vend. Kur, doli lajmi isha në një studio televizive. Edhe pse ky lajm u nis si lojë nga disa, mora mijëra telefonata nga socialistët e thjeshtë që pa e ditur të vërtetën, me entuziazëm më komplimentuan dhe më dhanë mbështetje për ta vazhduar seriozisht këtë betë. Sfidat më kanë pëlqyer shumë, po ashtu për Partinë Socialiste kam kontribuar shumë, dhe mendoj se e njoh mirë. Për këtë vendosa të garojë dhe kjo do të jetë një garë shumë serioze, ashtu siç duhet të jetë për këdo që përfaqëson logon e PS, një parti me një histori të madhe. PS, ka shumë probleme të brendshme dhe është në favor të anëtarësisë të PS dhe të sistemit politik shqiptar që të shërohet dhe të rikthehet fuqishëm në realitetin politik.

Ka zëra se s’do të ketë farë garë për kryetar, si e komentoni?

Aty ku ka zëra nuk është pa gjë. Megjithatë duhet theksuar, se Rama ka tre vjet që nuk bën zgjedhje dhe e drejton Partinë në mënyrë jo legjitime. Askush nuk ka të drejtë për ambicie personale të marr peng përfaqësimin e një milion shqiptarëve. Po ashtu në PS ka shtatë vite që nuk bëhen zgjedhje e Statuti parashtron e parashikon demokracinë e brendshme dhe zgjedhjet periodike. Çdo kongres është kongres zgjedhor dhe nuk ka asnjë lloj kongresi konfirmues, përveçse në modelet e partive komuniste të stilit Ndocaj eduardstalinist. Ne sapo kemi hyrë në një debat të brendshëm në lidhje me përgatitjet e Kongresit dhe kam përshtypjen, se do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të jetë i nxehtë. Rama, ka disa favore në lidhjen me garën për Kryetar, sepse ai ka shtatë vite që ka monopolizuar strukturat, që ka përjashtuar edhe të tjerë e ka krijuar kështu një frymë absolutizimi. Prandaj, nuk arri ta kuptoj konceptin dhe dëshirën e tij për të mos bërë zgjedhje. Kryesia e PS vitet e fundit ka heshtur për çështje të rëndësishme të Partisë. Do të ishte e pafalshme që të heshtin edhe këtë radhë. Kam përshtypjen, se në PS ka shumë gjëra për të thënë dhe ky është shansi i vetëm që të thuhen.

Rama po na gjen një teori anglosaksone sipas të cilës ai që fiton zgjedhjet duhet të konfirmohet dhe jo të zgjidhet.

Së pari, kjo teori për sa kohë nuk është parashikuar në Statut nuk ka asnjë vlerë legjitime.

Së dyti, hajde të bëjmë ndryshime në statut dhe ta fusim si kriter pas 19 marsit.

Së treti, Rama nuk është fitues, sepse PS në zgjedhjet e fundit nuk fitoj, ka marr numrin më të vogël të deputetëve që nga koha e Nanos.

Pra, PS nuk arriti të kishte shumicën për qeverisje dhe një ndër arsye e kësaj ishte mungesa e guximi e Ramës për të  konkurruar i vetëm pa bërë marrëveshje me LSI.

Së katerti, model politik i Shqipëri nuk është
i ngjashëm me atë të Anglisë, këtu nuk votohet Kryeministri e për këtë arsye fitorja apo humbja e një Partie politike nuk është kosto apo sukses i një personi.

Cilat janë gabimet e Edi Ramës?

Rama ka shumë gabime politike si çdo lider  për më tepër duke qenë lider në sistem politik shqiptar. Disa nga gabimet e Ramës është:

Përqendrimi i pushtetit dhe mos delegimiNdocaj Eduard

Prishja e ekuilibrit e PS mes senatorëve dhe prurjeve të reja

Mungesa e debatit dhe frymës demokratike

Mbajtja peng e Partisë

Inkriminimi i strukturave duke njollosur imazhin e PS që dikur quhet Partia e “Profesorëve”

Krijimi i strukturave paralele

Mos respektimi i statutit

Këto janë vetëm disa.  Por, sigurisht ka edhe problematika të tjera. Nuk është çështja të invidentojmë problematikat, por që të gjithë së bashku tu japin zgjidhje. Kjo është çështja kryesore e në këtë këndvështrim duhet të shikohet Kongresi. Kam përshtypjen se deri më sot optika e vetme për Kongresin është a do të jetë apo nuk do të jetë më Rama kryetar partie.

Cili nga ministrat është më i korruptuar?

Nuk besoj se ka vend për emra të përveçëm. Korrupsioni vazhdon të mbetet një sëmundje e rëndë për pushtetin dhe partitë politike në Shqipëri. Ne erdhëm në pushtet në 2013 me slogane dhe entuziazëm për të luftuar korrupsionin. Ç’është e vërteta kam përshtypjen, se kemi bërë shumë pak në këtë drejtim. Këtë nuk e them unë, por e thonë raportet e ndryshme ndërkombëtare. Në këto vite u morëm më shumë me burgun dhe kush nuk paguan dritat dhe shumë pak me ndëshkueshmërinë.Lufta ndaj korrupsionit nuk është e lehtë se është natyrë e pushtetit për tu përligj me të, por ajo duhet të bëhet me vullnetin e shumicës.
Reforma në Drejtësi hap rrugën për një Shtet të së Drejtës me standarde europiane. Kjo reformë duhet të eduart ndocajrealizohet brenda parashikimeve dhe nuk duhet të trajtohet si çështje politike, por si një çështje kombëtare me prioritet absolutë.

Cilin ministër shikoni të suksesshëm?

Fjala sukses në Shqipëri mbetet një fjalë ëndrrash. Ne vazhdojmë akoma të jemi ëndërrimtar, por realiteti është krejt ndryshe. Nuk mund të quaj ministra të suksesshëm, por mund të vlerësoj disa ministra që duan dhe kanë dëshirën të punojnë me sukses.  Por, në tërësi kemi një
kabinet të sëmurë e kjo vjen edhe për shkak të një aleance jo të natyrshme. Prioritet e PS nuk janë të ngjashme e të përbashkëta me ato të Aleatit dhe kjo ka bërë që PS të mos ketë një identitet të saj të fortë në Qeverisje. Pra, nuk kemi një model origjinal të PS në qeverisje.

Një mesazh për Ben Blushin?
BLUSHI (1)
Ashtu siç e thash edhe sot në një reagim timin, mendoj se Blushi është një person që nxit debat tek PS, por kjo nuk mjafton. Nuk shikoj ndonjë cilësi lideri tek ai që mund të drejtoj PS. Po ashtu, ç’është e
vërteta ai në mënyrë të dështuar është munduar me reagimet e tij të më fus në një thes me Ramën, por harron se ka disa vite që ai vetë është në një thes me të. Garimi i Blushit e rrit frymën e debatit në Parti,
por nuk ka për të dhënë surpriza.

Ilir Meta?
Një politikan që ka dominuar këto vite politikën shqiptare, por që sipas meje e ka dominuar keq dhe negativisht. Është një politikan që luan mirë e me PS ka luajtur më mirë se me Berishën e kjo për faktin

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate seances se pare parlamentare, ku eshte miratuar heqja e imunitetit te deputetit te PS, Armando Prenga, per ti hapur rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e deputetit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

se gjeti një Ramë të paguximshëm e të trembur.

Nëse zgjidhem unë, Meta s’ka për të qenë kurrë aleat i PS, por të do të jetë një politikan kundërshtar. Mendoj, se Shqipëria ka nevojë për bipolarizëm e s’ka nevojë për shtojca që mendojnë vetëm për pushtetin dhe nuk sjellin alternativa.  Shtylla bazë e manifestit tim është prishja e kësaj aleancë, sepse PS ka dalë e humbur duke marrë një goditje të rëndë të imazhit. Nuk jam dakord me Kokëdhimën që mendon se pa LSI, Partia Socialiste është e mbaruar. Kjo është një gënjeshtër e radhës dhe aspak e vërtetë. Pas Kongresit përmes platformës time do të merrem seriozisht për ringritjen (ringjalljen e PS). Unë, skam fobi nga konkurrenca e brendshme dhe do e hap partinë duke rikthyer edhe disa figura të rëndësishme që janë lënë në harresë.

Si vlerësoni Lulzim Bashën?BASHA-PER-DEKRETET

Basha thotë se është lideri i Opozitës. Deri më sot këtë nuk e kemi parë. I them që ai të bëhet me të vërtetë lideri i Opozitës dhe perms lidershipit të tij ti shërbej politikës shqiptare dhe vendit në këto
momente decisive. Basha duhet të kuptojë se problemi i tij politik nuk është Bunkieri, por çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me konceptin e mendësie të re të bërit politikë si brenda në PD, po ashtu edhe në Parlament./citynews

 

Leave a Reply