Joseph DioGuardi, shpresa e shqiptarëve në SHBA

Home » Aktualitet » Joseph DioGuardi, shpresa e shqiptarëve në SHBA

By edi on February 22, 2016. No Comments

pageKontributi i Joseph DioGuardi për pavarësinë e Kosovës, për shqiptarët në Maqedoni dhe kudo janë ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Shiptarë duhet të ndjehen krenar për të dhe punën e tij të palodhur për kauzën shqiptare.
Për të kuptuar punën dhe kontributin e tij mjafton të citojmë vetëm një fragment nga fjalimi i tij më 29 prill 2015, para Komitetit të Kongresit të SHBA, për punë të Jashtme me temën “Progesi dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor”.

“Historia e rajonit ka treguar që kjo është e vërtetë”, është shprehur ai, në fjalimin e tij më 29 prill 2015, para Komitetit të Kongresit të SHBA-së, për Punë të Jashtme, me temën ‘Progresi dhe sfidat në Balllkanin Perëndimor’, transmeton zeri.info.

Ai shpreh shqetësimin se e ardhmja e integrimit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian është në rrezik.
Për Kosovën thotë, se për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur sovranitetin e Kosovës, Kosova është e pavarur vetëm në emër.

Kërkon nga Departamenti amerikan i Shtetit, që të marrë përgjegjësinë për përkrahjen që i ka dhënë Qeverisë Thaçi, e cila siç thotë ai ‘është shndërruar në një ndërmarrje haraçi’.

Eduart Ndocaj, deputet i Republikës së Shqipërisë

Leave a Reply