Konsullata e Milanos/Skandal

Home » Aktualitet » Konsullata e Milanos/Skandal

By edi on February 21, 2016. No Comments

image image image image image image image image image image image image image image

Letër në redaksi/ Ja skandalet e Konsullatës shqiptare në Milano
Ne redaksinë e citynews.al ka ardhur një denoncim per Konsullaten shqiptare ne Milano. Në kete leter denoncuese flitet per veprime qe pretendohen si abuzime. Me poshte po rendisim te gjithe informacionin e ardhur ne redaksi.

Denoncimi

1.Dokument per martese kundrejt nje ryshfeti pre 1000 eurosh.

Konsullja ka leshuar vërtetim ne kundershtim me procedurat si dhe te personave qe jane te denuar dhe aktualisht te burgosur ne Itali. Kemi Rastine e nje personi te burgosur ne burgun e Reggio Emilias-s qe prej dates 30.04.2015 dhe eshte i denuar edhe ne Shqiperi per krime te renda. Ai ka bere kerkese per pasaporte biometrie ne 2011, por nuk eshte pajisur me pasaporte per shkak te bllokimit te procedures se Ministrise se Brendshme. Konsullja e ka firmosur dhe leshuar dokumentin ne gusht te vitit 2015, per nje qytetar qe jo vetem nuk kishte pasaporte, por nuk mund te paraqitej ne Konsullate per kryerjen e procedures, sepse ishte i burgosur.

2. Konsulli Faik Dishnica i emeruar ne muajin shtator te vitit 2014 leshon dokumente kosullore me pulle te ricikluar. Ne dokumente nuk vendoset pulla originale, por nje kopje me ngjyren e pulles e perpunuar me kompjuter. Ky lloj dokumenti nuk regjistrohet dhe normalisht nuk regjistrohet dhe per te nuk perdoret pulla e takses se vene nga shteti, dhe normalisht pagesa e bere per te nuk shkon ne kasen e shtetit, por ne xhepin e Dishnices. Dokumentin e kemi edhe origjinal ne posedim.

3. Po ashtu si specialiste konsullore eshte emeruar z. Teuta, e cila nuk prezantohet ne pune, por merr rrogen.

4. Po ashtu bashkeshortja e shoferit Hamide Nela, ka dy vite qe merr rrogen si operatore e pasaportave pa ushtruar asnjehere kete profesion ne zyrat konsullore. Zonja Nela nuk ka llogari per aplikim ose shperndarjen e dokumenteve biometrike nga kompania Aleat

5. Po ashtu per rastet e dokumentave te vdekjeve qe nuk merren para u jane marre para.

Citynews.al eshte i hapur për qendrimin e Konsullatës shqiptare në Milano ne lidhje me këto akuza të cilat nuk shprehin qëndrimin e redaksisë.

Leave a Reply