Kur gazetaria kapet nga te huajt me veshje shqiptare

Home » Aktualitet » Kur gazetaria kapet nga te huajt me veshje shqiptare

By edi on February 13, 2016. No Comments

12744748_963392393742050_4438280276314844367_n

Vitet e tranzicionit shqiptar kane qene vite te arta, jo vetem per shqiptaret e guximshem, qe me pak njohuri e respekt per ligjin kane bere hajre e pasuri duke sfiduar ndonjehere edhe fatet e tyre, por edhe per shume pseudobiznesmen apo afariste te huaj, te cilet me biografi te zeze ne vendet e tyre, duke gjetur ortak te mire ne Shqiperi, kane zbarkuar me leke borxh ose pa leke fare dhe kane krijuar perandori ekonomike qe lundrojne mbi informalitetin.

Sigurisht, kjo kategori ka gjetur baza te forta e mbeshtetje te forte tek Politika dhe tek njerezit e lidhur me politiken, duke u bere ortak me ta, ose ndonjehere duke pranuar “prestanome”.

Shqiperia ne keto 20 vite ka qene nje parajse per malaffari, per investime jo trasparente. Po ashtu ka qene nje parajse, sepse te ashtquajtur biznesmen te huaj me lidhjet e duhura te Pushtetit e Politikes nuk kane paguar taksa, kane skallveruar qytetaret e jo rralle here kane qene edhe truffator.

Shqiptaret duket dale nga nje izolim i thelle 50 vjecar, krijuan nje optike prej idhulli per kedo te huaj qe ka ardhur ne keto vite tranzicioni, qofte si turiste, si pseudointelektual apo edhe si investitor. Kjo erdhi per faktin, se shqiptaret kishin krijuar nje ndjenje inferioriteti per veten e kjo per shkak te inferioritetit ekonomik dhe politik qe kane pasur ne 50 vjet Regjim ne raport me te tjeret, edhe me kojshinjte.

Terreni mediatik shqiptar kane qene fusha me e begate, parajsa me e madhe mediatike e deri diku edhe gjobvenese. Sigurisht, italianet nuk mund te qendronin mbrapa ne kete drejtim, duke pasur parasysh se vijne me eksperienca te pasura nga vendet e tyre.

Duhet te theksojme, se sektori mediatik ne Shqiperi eshte me informali, gazetaret jane me muaj pa u paguar, jane pa siguracione, pronaret jane te mbushur me borxhe, rralle here vijne anonim e largohen anonim. Ne ato raste kur qendrojne jane pjese e forte e lojes politike dhe i sherbejne asaj.

Duhet theksuar, se ne shumicen e rasteve, pronaret italiane qe kane themeluar mediat e “lira” ne Shqiperi, nuk kane sjelle asnje model suksesi te mediave Italiane. Madje, ne shumicen e rasteve nuk plotesojne as standardet e mediave apo tregut mediatik shqiptar.

Kjo ka ndodhur, sepse  nuk kane bere investime ne sektor, e kane nisur me dy leke, ose edhe me leke borxhe. Nuk duhet harruar se disa prej tyre jane debitore edhe ne OSHEE, por me shume jane debitore tek punonjesit shqiptare qe i kane konsideruar skllever.

Ne, nuk do te lejome askend qe te skallveroje djemte e vajzat shqiptare.

Nuk do te leme askend te vij ne Shqiperi e te bej zot ne shtepine tone, te na diktoje rregullat e lojes e mbi te gjitha ta perdor Shqiperine si nje parajse fiskale. Nuk do te leme askende, qofte edhe italiane qe do te tentoje per interesa klanore politike te na shantazhoje, te denigroje njerezit e ndershem.

Se shpejti, do te keni raste konkrete te pronareve te mediave qe jane italiane e kane mijera euro pa paguar rroga punonjesish, qe punonjesit i kane ne te zeze, qe kane muaj qe nuk i paguajne perfshi edhe rrogat e gazetareve. Po ashtu do te mbledhim te gjitha informacionet per historine e investimeve ne Shqiperi, per historite e tyre qe jane me se shumti te deshtuara se te suksseshme.

Ne kemi jetuar ne Itali, kemi punuar ne Itali, e duam Italine, i duam italinet e ndershem qe kane dhene kontribute te rendesishme per shqiptaret duke i marr ne shtepite e tyre dhe duke i ndihmuar per integrim, por ne nuk do te leme “i furbeti”, anonimet qe nga asgjeja jane kane ardhur ne Shqiperi dhe kane bere cfare kane dashur.

Ne nuk deshem dhe nuk ishim sebebi per t’i hyre kesaj historie, por meqe te tjeret e kerkuan me cdo kushte ne do i shkojme deri ne fund.

Nga Alban Daci

 

Leave a Reply