Presidenti Nishani dekoron z. Ahmet Çalik, presindent i Çalik Holding, me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

Home » Teknologji » Presidenti Nishani dekoron z. Ahmet Çalik, presindent i Çalik Holding, me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”

By Redaksia on February 21, 2016. No Comments

Z. Nishani dhe Z. Ahmet CalikPresidenti Bujar Nishani i ka akorduar presidentit të Çalik Holding, z. Ahmet Çalik titullin “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar si drejtues i ‘Çalik Holding’, që përmes vullnetit pozitiv të investimeve madhore në sektorë të rëndësishëm, ka kontribuuar direkt në përmirësimin e standardeve dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, në punësimin e një numri të madh punonjësish në kompanitë e këtij grupi, si dhe në shenjë falënderimi për aktivitetin humanitar të shfaqur prej tij në drejtim të ndihmës sociale ndaj shtresave në nevojë”.

Kështu thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zytare të presidencës www.presindent.al. Ky titull akordohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për personalitete shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Shqipëri.

Në ceremoninë e dorëzimit kanë marrë pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit që operojnë në Shqipëri dhe kishte për qëllim njohjen dhe vlerësimin e kontributeve civile që biznesi në tërësi dhe përfaqësues të veçantë të tij kanë dhënë në zhvillimin ekonomik, financiar dhe social në Shqipëri.

Vlerësimi për z.Ahmet Çalik është bërë duke pasur parasysh jo vetëm prezencën e rëndësishme të Çalik Holding me anë të kompanive BKT dhe ALBtelecom, të cilat operojnë në sektore mjaft të rëndësishme, por edhe duke iu referuar komponentëve sociale dhe bamirës.

Në fjalën e tij z. Çalik ka theksuar se Çalık Grup, me filozofinë “Vlera për njeriun, shërbim për Komunitetin” në shumë shtete: nga vendet e Ballkanin në Azinë Qendrore, nga Lindja e Mesme në Afrikë, shërbejmë me 27.000 punonjës në sektorët e energjisë, minierave, ndërtimit, financave, tekstilit dhe telekomunikacionit.

“Kompanitë BKT dhe ALBtelecom, të nxitura nga qëllimi ynë parësor, kanë vënë në jetë projekte për përmirësimin e jetës sociale në fusha si: arsimi, mjedisi e shëndetësia. Ne kemi krijuar infrastrukturën dhe sistemet me teknologjinë e fundit për të siguruar shërbimet më të mira në standardet ndërkombëtare për njerëzit e këtij vendi. Ne operojmë këtu dhe i kemi vënë vetes objektiva për të krijuar dhe shtuar vlera të qëndrueshme në jetën e këtij vendi.” – ka thënë Çalik.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile është kompnia më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri që ofron një shërbim të katërfishtë: Telefoni Fikse, Celulare, Internet dhe Televizion. Ndërkohë që BKT është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare nga institucionet financiare ndër të cilat ‘The Banker’, ‘Euromoney’ dhe ‘EMEA Finance’.

Dy kompanitë gjigande BKT dhe ALBtelecom, duke ndjekur të njëjtën filozofi ndaj përgjegjësisë sociale, ecin paralel me politikat e përgjegjësisë sociale të Çalik Holding dhe janë të vendosura e të fokusuara për të kontribuar edhe më tej në projektet e përgjegjësisë sociale në vend.

Leave a Reply