Ruajna zot se këta “Opinionistë” janë marçenarët dhe vrasësit e demokracisë

Home » Aktualitet » Ruajna zot se këta “Opinionistë” janë marçenarët dhe vrasësit e demokracisë

By edi on February 3, 2016. No Comments

1239697_945146572233299_8729562108230521353_nRuajna zot se këta “Opinionistë” janë marçenarët dhe vrasësit e demokracisë

Sot, në faqen 16 të gazetës “Sot”, lexova një të ashtëquajtur “Opinion” me titull:

“Kaubojsat” me shumicë të “Kazinosë” shqiptare.
Ky vetëm opinion nuk mund të quhet. Madje, mund të konsiderohet se autori ka bërë një investigim, një studim të gjatë dhe konkluzioni I tij është se politika qenka plot me kauboj dhe Shqipëria, një kazino e madhe.

Autori shkon më tej, e përpiqet të fokusohet tek fenomeni Ndocaj.

Jo vetëm e paska studiuar, por dhe konfirmon, a thua se qëndron me Ndocajn tërë ditën, e për këtë pretendon se ia njihka dhe kokën..

Përralla mesjetare.

Ja çfarë shkruan opininisti I madh për Ndocajn:  “Kryekaubojsi” Rama që udhëzon “Kaubojsin” Ndocaj, të bëhet “rivali I tij.. Sa për të qeshur, e për të qarë…

E vërtetë! Sa për të qarë është për këta analistë e studiues të mëdhenj. Së pari, Shqipëria s’ ka pasur kaubojs në këto vite tranzicioni, por ka pasur prostituta politike, lapanjozë e njerëz pa shtyllë kurrizore, që kanë bërë kompromise për interesa personale duke lënë në harresë interesat e qytetarëve.

Së dyti, nuk është aspak e vërtetë që Ndocaj është udhezuar e komanduar nga Rama. Po të ishte kjo e vërtetë z. Ndocaj sot do te ishte nje ministër lapanjoz, pa personalitet, lajktarë, qe s’ do të kishte as kokë e as gjuhë.
Së treti, një kauboj për nga natyra nuk pranon urdhëra nga askush.
Është e turpshme, që këta njerëz që e quajnë veten intelektuale bëjnë konfirmime të paguara, pa ditur e pa u munduar të zbulojnë të vërtetën.

Por, nuk kemi pse të lodhemi të gjejmë të vërtetën tek ky opinionist, kur ky paska dhe merak LSI-në dhe prishjen e koalicionit.

A. Daci

Leave a Reply