Vizita impresionuese tek vëllezërit Gjata në Montappone

Home » Aktualitet » Vizita impresionuese tek vëllezërit Gjata në Montappone

By edi on February 28, 2016. No Comments

384283_1530556813905202_1969309483993212156_n 1919344_973164756098147_666249275981897877_n 10334379_1530556530571897_1265522064724929227_n 12745981_1530556380571912_6532180866623933060_n 12798871_1530556447238572_9184003891650700303_n 12800123_1530555677238649_6909483606045631638_n 12800123_1530556507238566_2230180391639770474_n 12801244_1530556840571866_1228783470594654677_n

Nga Alban Daci

Vizita që bëmë ne Montappone ishte mjaft e rëndësishme dhe kishte diçka të veçantë dhe krenari.
Ne ishim ftuar nga vëllezërit Gjata, të cilët në fillim të viteve ’90,  ashtu si shuma shqiptarë të tjerë braktisën Shqipërinë për një jetë më të mirë dhe erdhën në Montappone.
Ata fillimisht filluan të punonin si punëtorë në fabrikat e prodhimit të markave më të mira të kapeleve në Botë.
Megjithatë, shqiptari me punë, vullnet dhe inteligjencë shkëlqen kudo,  ku punon dhe jeton.
Kështu ndodhi edhe me vëllezërit Gjata, të cilët shpejt nga punëtorë u kthyen në sipërmarrësit më të mirë të zonës dhe me duart e tyre kanë bërë kapele edhe për mbretëreshën Elisabeta.
Sa arritem në Montappone u pritm nga Jury Gjata, një nga vëllezërit Gjata. Djalë tipik malësor , mikpritës, bujar, shtatlartë. Impakti i parë me Juryn ishte: djalë i zoti, shumë i integruar dhe po ashtu që ruante me krenari cilësitë e shqiptarit.
Jury na shoqëroi deri në  Montappone dhe aty ishte rezervuar një pritje tipike shqiptare, erdhën të gjithë vëllezërit duke na respektuar.
Djem të mrekullueshëm. Pasi qëndruam pak kohe aty shkuam tek shtëpia, ku na priste i zoti i shtëpisë, babai i djemve.
Sapo hymë në shtëpi takuam nënën, një malësore e vërtetë, shume mikpritëse, humane dhe e veshur sipas traditës shqiptare. Ndërsa i zoti i shtëpisë, babai i vëllezërve, njeri i jashtëzakonshëm. U gëzua shume për vizitën tonë. Vuajtjet e tij në periudhën komuniste kishin qenë të mëdha, por ai ishte krenar për fëmijët e tij. Na foli me mall për Shqipërinë duke na thënë se: këtu ne Monttappone nuk me mungon asgjë, të gjithë fëmijët i kam këtu, por mendjen e kam tek Shqipëria.
Shpejt kuptuam se Montappone nuk ishte me Montappone, por një Burrel i vogël.
Them kështu, se vëllezërit Gjata janë me origjinë nga Burreli dhe influenca e tyre humane dhe ekonomike ishte e rëndësishme ne Montappone.
Po ashtu ne mbrëmje na organizuan një darke shume mikpritëse dhe tipike malësore, e gjithë familja e pranishme.
Mikpritja e tyre na la një impakt të jashtëzakonshëm.
Na beri të ndjehemi krenare për shqiptarët që  jetojnë dhe përfaqësojnë vlerat më të mira në Europe.
Po ashtu këto djem e këto familje te ndershme, patriotike, punëtorë na motivojnë te luftojmë beteja politike në shërbim të shqiptarëve kudo ndodhen.

Leave a Reply