ALBtelecom dhe Eagle Urojnë Mirëseardhjen e Pranverës në Qytetin e Traditës, Elbasan!

Home » Teknologji » ALBtelecom dhe Eagle Urojnë Mirëseardhjen e Pranverës në Qytetin e Traditës, Elbasan!

By Redaksia on March 15, 2016. No Comments

Albtelecom - Dita e veres 1Albtelecom - Dita e veres 3Albtelecom - Dita e veres 6Albtelecom - Dita e veresALBtelecom ka qenë sërish Sponsor Gjeneral i aktivitetit maratonë prej tre ditësh të “Ditës së Verës” në qytetin simbol të kësaj feste, Elbasan. Për të qenë sa më pranë abonentit jo vetëm për sa i përket shërbimeve të dedikuara, produkteve dhe ofertave, por edhe për të ndarë me ta edhe çastet më të bukura në kohë festash, kjo kompani ka bërë që më datë 12, 13 dhe 14 mars, qytetarë të të gjitha trevave shqipfolëse të vijnë, grumbullohen dhe festojnë së bashku ardhjen e kësaj dite tradicionale.

Në aktivitet e organizuara nga Bashkia Elbasan dhe të mbështetura nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile morën pjesë dhe janë argëtuar për orë të tëra mijëra vetë, që nga dita e shtunë më 12 Mars deri ditën e hënë, më 14 Mars.

Të gjithë ata që kanë preferuar Elbasanin e traditës për festën e “Ditës së Verës”, kanë shijuar tre ditë e netë të mrekullueshme. Në aktivitetin e ditës së dielë në mbrëmje, kishte të ftuar këngëtarë e artistë të ndryshëm shqiptarë si Silva Gunbardhi, Dafi, Revolt Klan, Olta Boka, Kejsi Tola, Laura Nezha, Ansambli i Elbasanit, Vëllezërit Zena, Artiola Topi, Grupi Art Revolution Dance, apo Grupi Dance Plus. Ndërkohë që mbrëmjes nuk i ka munguar as humori i personazheve të Portokalli, si Luzja, Bes Kallaku, Erjoni.  Performanca e artistëve nga cirku i ka dhënë një tjetër dimension e adrenalinë mbrëmjes së “Ditës së Verës”, e cila është finalizuar me një show fantastik fishekzjarresh në mesnatë.

Në “Ditën e Verës”, më 14 Mars, grupe të ansambleve të ardhura nga të gjitha trevat shqipfolëse, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe grupe karnavalesh kanë bërë parakalimin tradicional  në bulevardin e kalldrëmtë të Elbasanit. Më pas këto grupe nxënësish e studentësh kanë dhuruar momente të mrekullueshme në këtë aktivitet të mbështetur nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile, i cili përmbante balet modern dhe valle tradicionale të të gjitha zonave shqipfolëse.

Siç ndodh çdo vit, festa tradicionale e Ditës së Verës është festuar në Elbasan, në “qytetin e ballakumeve”, më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.

Leave a Reply