Marsel Seitaj, pa tabu para aparatit fotografik!

Home » Lifestyle » Marsel Seitaj, pa tabu para aparatit fotografik!

By Redaksia on April 12, 2016. No Comments

marMarsel Seitaj është shembulli konkret i të riut shqiptar, i cili u rrit me frymën e sportit për t’u bërë një ditë futbollist i zoti. Duke pasur parasysh edhe fizikun që ai mbartte, momenti më ideal për të në jetë qëlloi fusha e modelingut, jo fusha e blertë. Ky ishte një moment që do ta ndryshonte suksesshëm karrierën e tij. Nga Tirana, ai stacionohet në pasarelat e modës në Itali, Kinë, Malajzi, Tajlandë dhe Korenë e Jugut… Fotot e Endrit Mërtirit ishin shansi fillestar i tij, përmes një test shooting që ata realizuan së bashku. Portat e modës: Bindi Model dhe Icon sollën të tjera mundësi fame për Marsel Seitajn. Për të nuk ka tabu para aparatit fotografik, sepse vetëm kështu magjia e modelingut të prangon në kufijtë e suksesit, dhe nuk të lëshon më. Puna dhe përkushtimi në modeling mbetet motoja e ditës së Seitajt. Ai ka shumë miq brenda dhe jashtë vendit, ka dy menaxherë personalë dhe mbi të gjitha ka fatin me vete. Adhuron prindërit që e kanë mbështetur në çdo vendimarrje të jetës së tij prej modeli. Ky është Marsel Seitaj, djaloshi shqiptar që kërkon t’ja ngrejë lart imazhin Shqipërisë në në pasarelat ndërkombëtare… Këshilla dhe informacione utilitare përcjell ai në një intervistë ekskluzive për “Touch Fashion”.

 

Leave a Reply