PE dhe Departamenti Amerikan kritika Qeverisë Turke në raportet vjetore

Home » Bota » PE dhe Departamenti Amerikan kritika Qeverisë Turke në raportet vjetore

By Redaksia on April 19, 2016. No Comments

Departamenti-i-shtetitParlamenti Evropian ve Departamenti Amerikan i Shtetit edhe në raportet vjetorë për vitin 2015 vazhdojnë ti bëjnë thirrje Turqisë që ti rikthehet vlerave dhe ligjeve Evropiane. Turqia probleme me lirinë e medias dhe pavarësisë e gjyqësorit.

Vetëm para 3 ditësh Parlamenti Evropian aprovoi raportin për Turqinë që u cilësua nga analistët “Raporti më i Ashpër” që Bashkimi Evropian ka aprovuar ndonjëherë për Turqinë. Gjithashtu edhe raporti vjetor i të drejtave të njeriut që publikohet për 199 shtete nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kritikoi disa veprime e qeverisë turke të marra gjatë vitit 2015.

Në raportin e progresit 2015 për Turqinë që u aprovua me 133 vota nga Parlamenti Evropian kritikohet me tone të ashpëra cënimi i lirisë të medias dhe problemi i popullësisë kurde në shtetin Turk. Duke i bërë thirrje Turqisë të rikthehet në demokraci raporti shpreh shqetësimet për cënimin e medias, shtypjen e opozitës dhe kërkohet që mediat e konfiskuara si gazetat Zaman, Bugyn, Millet; televizionet Kanal Turk, Bugun ti rikthehen pronarëve legjitimë.

Raporti i progresit që u përgatit nga deputeti Hollandez Social Demokrat Kati Piri i bën thirrje edhe Bashkrimit Evropian që të mos ndikohet nga presioni Turk për refugjatët dhe të tolerojë tkurrjen e të drejtave demokratike në këtë vend. “Bashkimi Evropian duhet ta shohë Turqinë në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera kandidate për në BE” theksohet në nenet e raportit.

Gjatë diskutimeve duke folur në emër të këshillit Evropian Kryetari i përkohshëm Hollandezi  Jeanine Hennis-Plasschaert në fjalën e tij theksoi se “Ngjarjet në Turqi po i ndjekim nga afër. Ka kthim prapa në paavrësinë e gjyqësorit, lirisë së shprehjes, lirisë së medias. Por presim që Turqia ti respektojë vlerat të Bashkimit Evropian. Jemi edhe të shqetësuar por edhe me shpresë për Turqinë.”

Duke ftuar qeverinë Turke të zhvillojë reofrmat që përputhen me BE edhe Komisioneri Johannes Hahn në fjalën e tij shpreshu shqetësim për gjëndjen aktuale të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

Shqetësimeve ju bashkua edhe deputeti Anglez Howitt i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha “Turqia duhet të ndalojë përndjekjen e gazetarëve dhe akademikëve. Duke qenë një partner strategjik për ekonomine dhe politikën Turqia duhet ti japë fund rrugës së keqë për demokracinë dhe të praktikojë reformat që përputhen me vlerat e BE”

Pranimi i raportit të progresit 2015 nga PE ngjalli kundërshtime të ashpëra nga ana Turke. Ministri i Bashkimit Evropian volkan Bozkir paralajmëroi që ky raport nuk do të pranohet dhe do ti kthehet mbrapsh Parlamentit Evropian. Edhe mediat proqeveritare e kritikuan ashpër raportin në fjalë dhe bënë thirrje për mospranim të tij.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015 kritikon ashpër Qeverinë e Turqisë për shtypjen e zërave opozitarë. Sipas lajmit të Deutsche Velle në pjesën e raportit ku bëhet fjalë për Turqinë, në vitin 2015 problemet më të mëdha në shtetin Turk ishin: “Ndërhyrja e qeverisë ndaj lirisë së shprehjes, administrim i dobët i gjyqësorit, civilët nuk mbrohen mjaftueshëm, refugjatët sirianë nuk kanë kushte të mjaftueshme dhe dhuna ndaj gruas”.

Raporti i të Drejtave të Njeriut që publikohet çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shteti përfshin raportin ndërmjet qeverive dhe të drejtave të njeriut. Ky raport publikohet për 199 shtete në nivel global.

Sulment ndaj lëvizjes “Hizmet”

Ndërkohë të dy raportet i kushtojnë një rëndësi të veçantë dhe sulmeve të vazhdueshme të qeverisë ndaj kompanive dhe bizneseve të njohura si mbështetëse të lëvizjes “Hizmet” dhe kompanive të tjera. Raporti i DASH për Turqinë kritikon dhe sekuestrimin e mediave të njohura si mbështetëse të lëvizjes “Hizmet”. “Disa prej grupeve mediatike të lidhura me lëvizjen “Hizmet”, janë përjashtuar nga platformat dixhitale dhe pesë prej tyre janë sekuestruar dhe kanë kaluar nën drejtimin e administratorëve të qeverisë. Ndërsa përfaqësuesit e disa mediave liberale dhe mediave të lidhura me lëvizjen “Hizmet” nuk janë lejuar që të ndjekin aktivitetet zyrtare dhe publike”, thekson raporti i DASH për Turqinë. Nga ana tjetër dhe Parlamenti Europian, i ka kërkuar qeverisë që gazetat “Bugün”, “Millet”, “Kanaltürk” dhe “Bugün TV” t´u rikthehen grupit mediatik “Koza İpek” si dhe të hiqet sekuestro për mediat në pronësi të “Feza Gazetecilik”, të largohen administratorët e deleguar dhe të rikthehen në punë redaktorët dhe gazetarët.

Është cënuar pavarësia e gjyqësorit

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e Njeriut dhe Progres Raporti i Parlamentit Europian shprehen me nota tejet kritike dhe për cënimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit. Të dy raportot vënë theksin në faktin se gjatë vitit të kaluar është cënuar ndjeshëm pavarësia e gjyqësorit. Progres Raporti vë theksin në faktin shumë prej gjykatësve dhe prokurorëve janë përballur me përjashtime ose janë transferuar në provinca të thella, ndërsa shumë oficerë të policisë janë arrestuar ose janë transferuar vazhdimisht. Pikërisht këto veprime, thekson raporti, janë tejet shqetësuese dhe cënojnë parimet e shtetit të së drejtës, ndarjen e pushteteve, pavarësinë dhe paanshmërinë e organit të akuzës. Raporti gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë dhe arrestimeve arbitrare, paraburgimeve të padrejta dhe mohimit të një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm të individëve të njohur për bindjet e tyre antiqeveritare.

Leave a Reply