Kaq të vështirë e ka Ministrja e Arsimit të jap dorëheqjen

Home » Aktualitet » Kaq të vështirë e ka Ministrja e Arsimit të jap dorëheqjen

By edi on June 21, 2016. No Comments

FB_IMG_1463437731244Ngjarja e fundit tek sa një “Edukatore” dhunon një fëmijë të vogël po bën bujë në media dhe në rrjetet sociale. Sigurisht shumica e denoncojnë me forcë me këtë skandal të turpshëm. Ndërsa sot, Ministria e Arsimit gjen kurajën jo të jap shpjegime si insituticon, por t’i kërkoj llogari gazetares së guximshme.
Për mua më shumë se dhuna kundër vogëlushit që është e papranueshme dhe e dënueshme, më bën përshtypja sjellja e Ministres së Arsimit e cila ka dështuar me misionin e saj e duhet të gjejë kurajën të jap dorëheqjen. Rilindja në 2013 erdhi me teorinë e demokracisë, zhvillimit e lirisë që sipas tyre ishin dhunuar nga “diktatori Berisha”.
Edhe pse Berisha u paraqit një diktator i pamëshirshëm nga Rama dhe po ashtu edhe nga Nikolli që është njeriu më i afërt i Ramës, nuk ka një rast të vetëm të Berishës apo të ndonjë ministri të tij t’i kërkoj llogari një gazetari për pyetjet e drejtuara. Madje, në kohën e Berishës gazetarët bënin ç’të donin dhe ndonjëherë edhe e ekzagjeronin në misionin e tyre fisnik.
Rilindja e ardhur në pushtetin me premtimin për të sjellë lirinë e mohuar tregon çdo ditë e më shumë fytyrën e saj të vërtetë. Nuk e kuptoj ku mund ta marr guximi që pikërisht Ministrja e Arsimit të censurojë e deri t’i kërkoj llogari gazetares që sillet normal në një vend demokratik ose nëse mund të pretendohet se është akoma i tillë. Mua nuk më shqetëson skandali i dhunimit të fëmijës që është kafshëror, por degradimi i sistemit të arsimit i cili nuk ka bërë asnjë reformë konkrete e pozitive e nuk ka dhënë asnjë rezultat konkretë. Këtë e them se me ardhjen e Lindita Nikolla, nga një arsim i lirë e ndoshta anarkik u kthyen në një arsim monopol të lidhur vetëm me njerëzit e pushteti apo që i shërbejnë pushteti, por cilësia e dobët sidomos në arsimin e lartë nuk ka ndryshuar e nepotizmi mbetet gjithkund prezentë.
Diçka tjetër që më shqetëson është dy standardet që vazhdon të prodhojë “Rilindja”. Për çfarë e kam fjalën? Kemi një nënë fëmijësh që gjobitet dhe i konfiskohet karroca përse prodhon e shet kokoshka dhe kemi një kopsht të palicencuar që asnjë nuk e dika se ekziston e po ashtu edhe Ministrja e dashur nuk e paska ditur.
Po ashtu thirrja e Ministres është qesharake teksa u bën thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht të palicencuara! Katastrofë e vërtetë, shtet deklaron hapur se ka e do të ketë kopshte të palicencuara, por prindërit të mos i dërgojnë! Më falni, por nuk është shteti e pikërisht Ministrja e Arsimit që duhet të merret me kopshtet e licencuara ose jo! Nuk ishte kjo Ministri që mbylli universitet që nuk ju bindën! Do të ishte mirë që ministrja të jap dorëheqjen e t’i kthehet mësimdhënies në shkolla nëse akoma nuk e ka harruar!

Nga Alban Daci

Leave a Reply