Largimi i Anglise nga BE nuk duhet te na lumturoje

Home » Kryesore » Largimi i Anglise nga BE nuk duhet te na lumturoje

By edi on June 24, 2016. No Comments

FB_IMG_1463437731244Anglia permes nje referendumi ka vendosur te dal nga BE. Duhet te theksojme se Anglia nuk eshte pjese e traktaktit te zones Euro e po ashtu as e zones Schengen.
Anglia ne historine e saj nuk ka bere sakrifica te medha per krijimim e BE e po ashtu nuk ka qene vendi me pasoja me te renda per ngjarjet e Europes.
Nje vend qe nuk u pushtua ne Luften II Boterore dhe nuk shkaterrua sa u shkaterruan Franca, Gjermania e Italia.
Qendrimi i Anglise ne BE ka qene nje inspirim dhe nje beteje e gjate e SHBA e sidomos e diplomatit Giorgio Kennan.
Pra, kane qene politikat amerikane qe krijuan e sponsorizuan nje Europe te Bashkuar.
Dalja e Anglise do te kete efekte te renda ne planin e imazhit te politikes se Europes, se sigurise se saj dhe te zones Atlantike.
Vete Anglia nuk duhet te besonte dhe te votonte largimin, sepse per historine e saj nuk eshte nacionaliste.
Ajo perfaqeson UK qe eshte nje perandori ne kuptimin e vertete te fjales, ku vendet anetare jane koloni te Anglise. Largimi i Anglise nga BE eshte hapi i pare i saj i rrezikshem per shkaterrimin e vetes.
Ky largim do te hap sezonin e shperberjes se UK. Pas realizimit te ketij referendumi Anglia nuk ka te drejte e moral te ndaloje me referendum largimin e Irlandes apo te ndonje vendi tjeter nga UK.
Po ashtu me largimin e Anglise sigurisht do te ndryshoje edhe politika e SHBA ne Europe. Nuk do te kete me intensitetin e meparshem.
Me largimin e Anglise, Perendimi hyn ne nje faze te rrezikshme te historise duke kthyer fuqishem nacionalizmat qe nxisin konfliktet dhe dobesojne imazhin perendimor e faborizojne keshtu Rusine qe me politikat e saj agresive dhe ekspansionuese po zgjeron influencen e saj duke shfrytezuar edhe situaten e nje Perendimi te percare.
A. Daci

Leave a Reply