Martesa Gay, reagon Jordan Daci profesor i Drejtave të Njeriut

Home » Aktualitet » Martesa Gay, reagon Jordan Daci profesor i Drejtave të Njeriut

By edi on June 21, 2016. No Comments

FB_IMG_1466510374677Bashkë me Reformën në Drejtësi, po në një paketë të përbashkët është vendosur edhe lejimi i Martesave Gay. Deri tani nuk kemi pasur asnjë lloj reagimi nga juristët apo sociologët apo nga shoqëria civile. I vetmi reagim nga qenë nga Forumi Islam kundër martesave Gay. Ndërsa sot kemi reagimin e parë kundër këtyre martesave të bërë nga Jordan Daci, Profesor i Drejtave të Njeriut. Ky reagim është mjaft i rëndësishëm, sepse hap rrugën e debatit mes specialistëve. Jordan Daci, është profesor i asocuar, doktor shkencash me master në Bolonja dhe i vetmi autori i librit universitar “Të drejtat e Njeriut”. Ky është i vetmi botimi shqip i bërë nga një studiues shqiptar. Jordan Daci është një zë shumë i njohur në drejtësi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë duke marrë pjesë në konferencat më prestigjioze.
Reagimi i tij vjen pas një sentence të Strasburgut që thekson se “Martesat Gay (non è un diritto). Zoti Daci thekson se familja është një institucion i shenjtë i shoqërisë dhe nëse kemi probleme të natyrës sociale në Shqipëri, kjo po ndodh për faktin se familja po cenohet dhe nuk ka më rolin parësor si dikur.
Statusi i profesor Dacit në facebook:

“Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, ka vendosur para pak ditesh qe “Martesa midis personave te te njejtit seks nuk eshte e drejte e njeriut, bashkejetesa ose bashkimi civil eshte maksimumi per kete fenomen”. Me kete rast, uroj ta lexojne kete vendim propozuesit e ndryshimit te Nenit 18 te Kushtetutes dhe mbi te gjithe Deputetet qe presin te ngrejne kartonin me urdhera partie… Familja eshte e shenjte dhe situata ne Shqiperi eshte midis te tjerash pasoje e demtimit te familjes”.

Leave a Reply