Ministri Bushati injoron shqiptarët dhe i censuron ato në takimin e Romës

13348714_1055393904520004_2024422616_n 13318586_1055393891186672_1407678404_n 13348929_1055393874520007_1659027807_nPas skandalit të fundit me Konsullen e Përgjithshme në Milano, e cila u denoncua nga emisioni Stop, për përfshirje në falsifikim dokumentesh, përfshirje në një sistem korruptim dhe mitmarrje, Ministri i Jashtëm nuk kishte bërë më asnjë takim me emigrantët shqiptar në Itali. Kjo me siguri lidhet me pozicionin e tij të vështirë dhe për mungesë qëndrimesh në lidhje me denoncimet e vazhdueshme që deputeti Ndocaj kishte bërë në drejtim të Konsulles së Përgjithshme në Milano. Realizimi dhe publikimi i skandalit të Konsullatës së Përgjithshme në Milano nga emisioni “Stop”, u vërtetuan të gjitha akuzat e ngritura nga deputeti Ndocaj.

Sot, Ministri i Jashtëm Bushati, për të përmisuar imazhin e tij e për të testuar irritimin e emigrantëve shqiptar kishte realizuar një takim në Romë me temë: “Takim me diasporën shqiptare”. Ky takim ishte një dështim i vërtetë dhe një sjellje arrogante e Ministrit kundrejt shtetasve të tij. Sipas dëshmive qendra e zërit nuk punonte dhe kështu ministri dëgjonte vetëm vetën e tij. Po ashtu, Bushati nuk pranoi pyetje nga emigrantët që kishin bërë qindra e mijëra km për ta takuar atë. Situata e Bushatit nuk është aspak komode në takimet që ai bën me emigrantët, sepse shërbimi diplomatik ka probleme të mëdha për nepotizëm, mungesë shërbimesh, mitmarrje, menefregizëm dhe indiferentizëm. Kështu janë kthyer konsullatat dhe ambasadat e Shtetit Shqiptar. Emigrantët e revoltuar dhe të injoruar nga ministri i tyre që nuk i la as ta pyesnin, pres një reagim nga Kryeministri Rama për të përbuzje të pamerituar.