Ndocaj tashmë me emër dhe logo për partinë e re

Home » Aktualitet » Ndocaj tashmë me emër dhe logo për partinë e re

By edi on June 13, 2016. No Comments

BEKështu kemi menduar ta quajmë partinë e re që po themelojmë.
Kjo është edhe logoja që do të përfaqësoj subjektin tonë politik
Shqiptarët kanë nevojë për një besëlidhje, e cila nënkupton gjithëpërfshirje, mbajtje fjale, unitet dhe akt sublim.
Besëlidhje Europiane, sepse shqiptarët ishin ata të parët që para 500 vitet u bashkua në një besëlidhje për të krijuar shtetin e parë shqiptar, por në vetvete kjo besëlidhje ishte ajo që mbrojti vlerat e asaj Europe që ne meritojmë dhe aspirojmë për tu integruar.
Shqiptarët janë një ndër identitet më të hershme Europiane dhe kontribuuesit kryesor të asa që sot njihet si civilizimi evropian e për këtë arsye shqiptarë janë europianë e duhet të aspirojmë përmes një bese për tu bashkuar edhe politikisht me Europën.
Besëlidhja Europiane (BE), do të jetë vendi i bashkimit, gjithëpërfshirjes së shqiptarëve për të forcuar Demokracinë, Shtetin e së Drejtës, për bërë një zhvillim të qëndrueshëm Ekonomik dhe për të siguruar Integrimin e Plotë Europian.
Po punojmë intensivisht për të hartuar platformën e Partisë dhe Statutit, që do të jenë një risi në politikën shqiptare, sepse do të garantojnë gjithëpërfshirjen, meritokracinë, demokracinë e brendshme dhe përshtatjen e vazhdueshme me proceset e kohës.

Ftojmë të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike të bashkohen me Besëlidhjen Europiane (BE).
Kryetari dhe nismëtari i kësaj force të re politike është deputeti Eduart Ndocaj, i cili tashmë njihet për qëndrimet e tij realiste e në favor të qytetarëve.
Kush kërkon të angazhohet në hapat e parë të krijimit të Besëlidhjes Shqiptare ju lutemi na shkruani tek:
dott.albandaci@gmail.com ose edhe mesazh privat në faqen zyrtare të deputetit Eduart Ndocaj

Leave a Reply