Njoftim nga “Besëlidhja Shqiptare”

Home » Aktualitet » Njoftim nga “Besëlidhja Shqiptare”

By edi on June 17, 2016. No Comments

13450756_1568119566815593_7574622915512862227_nNjë grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statutit themeltarë të partisë “Besëlidhja Europiane” dhe të programit të saj politikë. Ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ. Partia “Besëlidhja Europiane” (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit.
Besëlidhja Shqiptare do të prezantohet si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. Besëlidhja Shqiptare në të gjithë formatin e saj do të jetë një risi në politikën shqiptare.
Partia është e hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të mëparshme politike!

Na kontaktoni:
dott.albandaci@gmail.com ose me mesazhe private në faqen zyrtare të deputetit

Leave a Reply